Sa herë i bie morali, kryeministri thërret Komisionin e 100 Vjetorit!
Edhe mbledhjet e kabinetit nuk i bën kaq te shpeshta sa çpo bën ato me Komitetin Ndërministror për 100 Vjetorin e Pavarësisë. Sa herë ndihet keq, thërret mbledhje urgjente. Të mendosh që ka dy muaj që bojkoton parlamentin, edhe pse është kryeministër i vendit. Ashtu sikurse kemi shkruar edhe më parë në faqen tonë të agjencisë AMA, doktori është këshilluar fort po nga doktorë, se duhet të shmangë ngarkesën emocionale, sidomos parlamentin dhe debatet në të. Ndërkohë në mbledhjen e sotme të Komitetit Ndërministror dukej qartë se nuk ishte në gjendje të qëndrueshme.
Ama News
Kryeministri Berisha mblodhi sot Komitetin për 100-vjetorin e Pavarësisë, gjatë të cilit kërkoi të shpejtohen ritmet e veprimtarive të parashikuara për kremtimin e këtij viti jubilar.
Kreu i qeverisë e vuri theksin tek, vendosja në piedestalin e merituar të disa ngjarjeve madhore, siç tha ai, që me kalimin e kohës janë harruar. Sipas kryeministrit, ngjarjet historike të harruara duhet të dalin siç janë.
Koha ecën, është e domosdoshme të shpejtohen ritmet e zhvillimeve, në mënyrë që një axhendë e ngjeshur të zbatohet. Duhet përqendrim më i madh tek ngjarjet, zhvillimet të cilat për arsye politike, ideologjike etj, janë vendosur në harresë për një kohë të gjatë, ato të cilat kanë përjetuar harresën për kohë të gjatë për fat të keq nuk janë të pakta. Harresa ka mbuluar zhvillime ndër më madhoret, përpjekje të mëdha, luftëra dhe përpjekje të shqiptarëve në ish Jugosllavi, Tetovë, Mal i Zi. Rivendosja e tyre në piedestalin e merituar në këtë 100-vjetor duhet të jetë një nga objektivat madhore, tha Berisha.
Shefi i qeverisë përmendi Kongresin e Lushnjes, si një ngjarje historike që ka nevojë të ridimensionohet. Berisha tha se kjo është një ngjarje madhore me rëndësi për të gjithë shqiptarët. Ai u shpreh se shtëpia ku u mbajt ky kongres, duhet të kthehet në muze, ndërsa në Lushnje duhet të ngrihet edhe një memorial që përfaqëson këtë ngjarje historike.
Kongresi i Lushnjes është cilësuar nga studiuesit si mrekullia e shqiptarëve, ngjarja u skajua se protagonistët e saj, regjimi i shpalli armiq. E vërteta është se kjo ngjarje të mahnit me vendimet e këtij kongresi, mahnit me qeverinë që doli nga ky kongres. Në Kongresin e Lushnjes shqiptarët me vete kishin vetëm zotin. Është e domosdoshme të ridimensionohet me një muze të shtëpisë ku u mbajt Kongresi i Lushnjes, duhet të ketë edhe një monument për këtë ngjarje në këtë qytet, i cili bëri të mundur zhvillimin e kongresit dhe formimin e qeverisë, tha Berisha.
Kryeministri Berisha deklaroi gjatë mbledhjes së komitetit se duhet të rishikohet edhe ligji për medaljet e deklaratat, brenda të cilit të përfshihen modele më të avancuara dekoratash, siç tha ai.