E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama në Shkup, promovon librin ‘Kurbani’

TIRANË-Pas Tiranës e Prishtinës destinacioni i radhë i kryesocialistit Edi Rama për promovimin e librit ‘Kurbani’ do të jetë Shkupi.
“Nuk mund të mungonte qyteti i Shkupit, në listën e qyteteve ku Edi Rama do të promovojë librin “Kurban”. Të shtunën ora 18:00 Edi Rama do jetë në qendrën teatrore për fëmijë, në lagjen “Çarshi e vjetër”, për të diskutuar e ndarë pikëpamje me lexuesit rreth librit më të ri”, citon në faqen personale të rrjetit social Facebook, Edi Rama.
Në citim nuk thuhet nëse Rama do të ketë takime me personalitete politike të Shkupit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›