Londra lëshon urdhër arrestin për Ilir Kumbaron
LONDRA- Londra lëshon urdhër arresti për ish agjentin e SHIK- ut Ilir Kumbaro. lajmi publikohet në britaniken Daily Mail, e cila shkruan se një gjykatë në londër lëshoi sot urdhër arrestin për Kumbaron.
Ish-shefi i shërbimeve sekrete, akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha në vitin 1995, ndërsa i është dhënë leje qëndrimi për në Britani që nga gushti i vitit 1996, pas pretendimeve të tij se ai ishte refugjat kosovar, duke u paraqitur me emrin e rremë ,Shaqa Shatri.
Gjyqtari britanik lëshoi urdhër- arrestin pasi Kumbaro nuk mori pjesë në seancën dëgjimore. Ai gjithashtu paralajmëroi policinë nga gjykata, që të rriste gatishmërinë në aeroporte dhe pika të tjera kalimi për të ndaluar largimin e Kumbaros nga Britania.
Vetëm pak kohë më parë Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë lënë në fuqi masën e sigurisë “burg pa afat” për ish-shefin e SHIK-ut, Ilir Kumbaron, vendim i cili i hapi rrugë ekstradimit të Ilir Kumbaros në Shqipëri.
(el.me/news24/BalkanWeb)