"Edi Rama, në çdo investim që bën sheh vetëm interesin e vet personal dhe atë të miqve të tij"

Deklaron ministri Basha në Komunën Labinot Mal
TIRANE - Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha ka nënvizuar në një takim me banorë të komunës Labinot Mal, në rrethin e Elbasanit, se, investimet nuk do të ndalen dhe në mandatin e dytë të qeverisjes së demokratëve deri sa, çdo rrugë e kësaj zone të jetë e asfaltuar dhe çdo shtëpi të ketë ujë të pijshëm brenda saj.
Ministri Basha, ka theksuar ne këtë takim se brenda dy viteve të para të mandatit të dytë të PD-së, çdo rrugë do të jetë e asfaltuar, çdo shkollë e konstruktuar dhe po ashtu edhe çdo spital e qendër ambulatore.
Duke krahasuar këtë model fitues me atë të Edi Ramës në Tiranë, ministri Basha, u shpreh se “Edi Rama, në çdo investim që bën sheh interesin e tij personal dhe atë të miqve të tij”.
“Tirana nuk ka sot plan urbanistik, ka mungesë shkollash dhe ka rrugë të cilat janë shkatërruar plotësisht vetëm pak muaj pas përurimit”, tha ai .
Vetëm për këtë komunë qeveria e kryeministrit Berisha, ka investuar të paktën 1.5 milion euro .