Katër vitet e ardhshme, vitet e ndryshimit total të Shqipërisë
Kryeministri Berisha vuri në dukje se Shqipëria në 4 vitet që vijnë do të jetë absolutisht tjetër dhe e ndryshuar tërësisht në çdo cep të saj. “Unë Shqipërinë e shoh si një të tërë. Nuk mund të pranojmë të krijojmë diastanca të lemeritshme midis kryeqytetit dhe qyteteve të tjera. Ne do të zhvillojmë çdo pjesë të këtij territori. Askund nuk është akullnajë. Është një vend me një pasuri të gjithanshme. Katër vitet që vijnë janë vitet e plotësimin total të infrastrukturës moderne, fshatrat do të shndërrohen në lagje si të qytetit, do të rrisim rrogat dhe pensionet për të parakaluar edhe 4 vende të tjera. Detyrat janë të vështira. Ai program vjen para shqiptarëve, e konsideroj të mundimshëm, të vështirë, por të realizueshëm. Llogaris kontribuitn tuaj, në një bashkëpunim të shkëlqyer”, tha Berisha.
Kryeministri shtoi se këto katër vite kanë qenë një eksperiencë e re për të.
Berisha u bëri thirrje kandidatëve për deputet që të dëgjojnë dhe mirëpresin mesazhet e qytetarëve, pasi sipas kryeministrit askush nuk duhet të mërzitet me hallet e njerëzve. “Shqipëria do të jetë elektronike, transparente, për të dëgjuar hallet e të gjithëve. Ndaj, ju zotërinj do të mirëprisni të gjitha mesazhet e qytetarëve, do të hapni telefonat. Ne nuk duhet të mërzitemi me hallet e njerëzve. Pushtetin duhet ta përdorim për njerëzit. Të gjitha reformat kanë një synim, qytetarin, në të gjitha dimensionet e tij, të halleve, të kritikave, të lavdisë. Së bashku do ta promovojmë më tej parimin tonë për qytetarin”, nënvizoi Berisha.