Edi Rama ne ceremonine zyrtare te futjes se Kroacise ne BE
Partia Socialiste njoftoi se kryetari i saj Edi Rama është takuar me një sërë personalitetesh ndërkombëtare gjatë vizitës së tij në Zagreb, ku saktëson se ishte ftuar me cilësinë e Kryeministrit të zgjedhur, për të marrë pjesë në ceremoninë e futjes së Kroacisë në Bashkimin Europian.
Rama është takuar me zv/ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker, me Komisionerin për Zgjerim Stefan Fule, me Kryeministrin sllovak Robert Fico, me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, etj.
Në të gjitha takimet e zhvilluara – thekson njoftimi i PS-së - ka mbizotëruar fryma e bashkëpunimit reciprok dhe interesit të vazhdueshëm të këtyre vendeve për hapat që do të ndjekë Shqipëria në rrugën e saj të pakthyeshme drejt integrimit europian.