Nga 1 korriku taksa e perkohshme per lojrat e fatit 10 here me e larte
Duke filluar nga 1 korriku taksa e perkoheshme per lojrat e fatit ne Bashkine e Tiranes do te jete dhjete here me e larte. Taksa u vendos nga bashkia per te nxitur zhvendosjen e lojrave te fatit në territorin e ish uzines se autotraktoreve ne Shkoze. Per ato subjekte qe tashme jane zhvendosur kjo takse nuk do te aplikohet. Ndersa te tjeret qe do te zhvendosen brenda 30 shtatorit 2013, do te rimbursohen në vlerën 50% të pagesës së kryer nga hyrja në fuqi e kësaj takse. Takses se perkoheshme i janë nënshtruar të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, të licencuar për kryerjen e aktivitetit për lojëra fati, në territorin e Bashkisë së Tiranës. Niveli i taksës aplikohet i diferencuar, sipas ndarjes zonale të hartës së qytetit të Tiranës. Aktualisht, sipas Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, në Bashkinë e Tiranës ushtrojnë aktivitet 20 kazino elektronike të licencuara, 7 subjekte të licencuara për baste sportive si dhe 10 bingo.