E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Marrëdhënie të shkëlqyera me partitë kosovare

 

Kryeministri Sali Berisha në një intervistë në Tv Klan ka deklaruar se “raporti im me faktorin politik në Kosovë është i shkëlqyer”. “Unë kam marrëdhëniet më të mira më vëllazërore, si me koalicionin qeveritar, ashtu edhe me opozitën, dhe jam i bindur se ky rregull funksionon dhe duhet të funksionojë edhe për autoritetet apo spektrin politik të Kosovës. Në të gjithë qëndrimet tona, unë gjykoj se ne nuk duhet të bëjmë dallime, për sa i përket përkatësive partiake”, tha Kryeministri. Berisha theksoi se “Marrëdhëniet e mia me zotin Thaçi janë të shkëlqyera, dhe ajo që unë dua të shpreh këtu, në projektin e interesit kombëtar, sepse interesi kombëtar është i pari, dhe interesi kombëtar i yni pas realizimeve të gjërave më të mëdha siç është pavarësia e Kosovës, Shqipëria në NATO ka projektin e vet për t’u realizuar”. “Ky projekt konsiston në bashkimin e kombit shqiptar, në zhdukjen e pasojave të ndarjes së padrejtësisë ndër më të mëdhatë që Evropa ka njohur ndonjëherë, ndarjes së tij”, tha kreu i Ekzekutivit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›