E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama, negociata për t’u shpallur Ramiz Alia i Shek XXI

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar dje në mbrëmje ndihmën e të gjitha mediave antiintegrim e antiBerishë që të njësohet me Ramiz Alinë. Marrëveshja që ai të jetë tani ashtu si dikur Ramizi është arritur në mbrëmje në një takim, tek një prej ndërtesave, e cila pas vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave rezulton e ngritur mbi truall të përvetësuar e vjedhur dhe për rrjedhojë është shtetëzuar. E gjithë amalgama e mbrëmshme e njeriut që supozohet se nuk ka kohë për të zbritur nëpër kafetë e Tiranës pasi gjoja i ka mallkuar ato si vende të thashethemeve ku nuk punohet por vetëm shpifet, është e dokumentuar edhe në fotot e kureshtarëve që u ndodhën të pranishëm. Pas dhënies së dorës me besa-besë, Edi Rama dhe të pranishmit e tjerë në marrëveshje kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi prej 10 pikash ku thuhet: 1-Edi Rama do të mbështetet me çdo mjet që të shndërrohet në një ramizist të dytë, përfshirë përdorimin e  çdo emision antiBerishë e antiintegrim në përputhje me strategjinë antishqiptare të tij. 2-Edi Rama do të ketë ekskluzivitet dhe kohë të mjaftueshme televizive për të provuar se ai është i denjë për të zëvendësuar Ramizin duke sharë e mallkuar kundërshtarin e tij më të madh politik, Sali Berishën. 3-Edi Rama është i lirë të provojë dashurinë e tij ndaj shtresave me orientim të kundërt shoqëror ashtu si Ramiz Alia ka treguar për Enver Hoxhën. 4-Edi Rama nuk është i detyruar që të sqarojë lidhjet e tij me Teutën, mbesën e Ramizit. 5-Edi Rama duhet të dëshmojë e provojë më tej se do të garantojë lëkundshmërinë e karakterit të tij. 6-Edi Rama duhet të faktojë se nuk do të përkulet para vullnetit të shqiptarëve siç bëri Ramiz Alia me lëvizjen studentore të viti 1990. 7-Edi Rama duhet të faktojë pabesinë e tij në përputhje me modelin Ramizist; 8-Edi Rama ka të drejtën e shitjes së ekskluzivitetit televiziv të pamjeve të tij nudo vetëm pas konsultimeve me çimkat dhe pas rregullimeve të nevojshme të ngjashmërisë lakuriqe me Ramiz Alinë. 9-Edi Rama ka të drejtë të përdorë siglën dhe hapësirën mediatike që ka miratuar më parë Ramiz Alia e ta drejtojë atë që nga piramida; 10-Edi Rama nuk jep llogari në asnjë vend përveç Ramiz Alisë dhe mentorëve të tij mediatikë; 11-Edi Rama ka të drejtën e përdorimit të stafit që bashkëpunon me televizionet e Ramizit sipas nevojës. Ai ka të drejtë të përzgjedhë që aty, kandidaturat për deputetë të ardhshëm të PS, por pa dëmtuar karrierën e Erion Veliajt. Marrëveshja e arritur dje në mbrëmje do të mbikëqyret nga një grup i pavarur biznesmenësh që kanë në varësinë tyre edhe media të rëndësishme të vendit...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›