E Diel, 1 Nëntor 2026

Kundërshtimet e PS-së për ligjin antimafia, demonstrime të njëjta si moratoriumi i skafeve

Reagon deputeti i PD, Gent Strazimiri

Kundërshtimeve të Partisë Socialiste të ligjit antimafia, e njëjta sjellje po demonstrohet edhe ndaj një ligji tjetër të rëndësishëm si ai i moratoriumit të skafeve.
Lidhur me këtë fakt, Partia Demokratike u shpreh se oponenca e bërë nga përfaqësuesit e opozitës, kryesisht nga klika e mafies së organizuar, tregon shqetësimin e tyre përballë bllokimit të industrisë së mafies që ka marrë qindra jetë njerëzish në ujërat e ftohta të Adriatikut dhe Jonit. Deputeti demokrat, Gent Strazimiri se mbrojtja e mafies dhe interesave të saj është detyrimi më madhor i pinjollëve të bllokut.
 “Pas kundërshtimit të ligjit antimafia, një ligj përcaktues për heqjen e vizave për shqiptarët, “ekipi Shpresa” i Partisë së Punës, Xhelil Gjoni i ri, Sul Bushati i ri, Hamdi Beqja i ri, Hamit Shamku i ri me në krye lakuriqin Edvin Kristaq Ramën, dolën haptazi kundër moratoriumit të skafeve, bllokimit të industrisë së mafies që ka mbjellë krim dhe vdekje për vite të tëra në ujërat e Adriatikut dhe Jonit. Sot ata, kërcënuan se do bllokojnë ligjin në Gjykatë Kushtetuese, duke faktuar se jo lëvizja e lirë e shqiptarëve por mbrojtja e mafies dhe interesave të saj është detyrimi kryesor i pinjollëve të bllokut dhe punistëve të rinj në krye të Partisë Socialiste”, u shpreh Strazimiri.
Ai nënvizoi se Partia Demokratike i deklaron “ekipit Shpresa” të Partisë së Punës, se ka ikur njëherë e përgjithmonë koha kur nen moton e punistëve të ‘90 “jetojmë dhe punojmë si në rrethim” ata e shndërruan Shqipërinë në skafo - republikë dhe se nuk do të ketë forcë në botë që të mbrojë industrinë e krimit të mafies që ata kryesojnë, duke penguar bashkëpunimin e Shqipërisë me agjencitë partnere.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›