E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama, një muaj pazar për një ditë proteste kundër heqjes së vizave

Shpallet fillimi i turit politik për blerjen e protestuesve që do të jenë në Tiranë, “pro” Edvinit e kundër Evropës, 30 prillin e ardhshëm. Sipas listës së bisnesmenëve, Rama synon të mbledhë 500 protestues për secilin, por axhenda antiperëndimore rrezikon të sjellë një mbështetje më të gjerë, për progresistët brenda së majtës, të cilët synojnë të çlirohen nga diktati i ylberistëve të Pezës

Turi i paralajmëruar i rikthimit të protestave të opozitës nëpër Shqipëri, nuk është asgjë më shumë se një tur pazaresh, që pritet të kulmojë në 30 prill, ditën e fundprotestave, në Tiranë. I gjithë ky tur, pavarësisht “donatorëve” dhe “përfituesve”, ka një qëllim të vetëm nga ana e Edi Ramës, të shprehë zemërimin për liberalizimin e pritshëm të lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë.

Janë burime të brendshme të PS-së, që zbulojnë “skemën” e Edi Ramës, për marrjen me qira të protestuesve për në 30 prill në Tiranë, kundër liberalizimit të vizave.

Të njëjta burime, saktësojnë se, në funksion të ditës së protestës së fundprillit, Edi Rama ka ndarë dhe ka përcaktuar deputete biznesmenë, në për zona të ndryshëm të vendit, për të grumbulluar protestues 5 mijë apo 10 mijë lekësh. Me çanta mbushura me kartëmonedha të prerjeve 5 mijë e 10 mijë lekëshe (të vjetra), deputetë Tom Doshi, Fidel Ylli, Artan Gaçi, Valentina Leskaj, Shegushe Ligori, Vasilika Hysi, Sadri Abazi, Asllan Dogjani, Dash Peza, Xhemal Qefalia, Fatmir Toçi, etj, biznesmenë jo deputetët, janë shpërndarë anë e kënd vendit dhe së shpejti pritet që kundrejt “shpërblimeve”, të grumbullojnë s amë shumë protestues për në 30 prill në Tiranë.

Gara e ethshme, ka vënë jo pak në pozitë, deputetët e mësipërm, të cilët, jo aq se sa ju vjen keq për lekët që do të duhet të harxhojnë, por për dështimin që parashohin, pas të cilit kanë parashikuar dhe presin edhe furinë e sharjeve dhe ofendimeve nga Edi Rama, i cili nga ana tjetër, ju ka kujtuar se postet e deputetëve që kanë blerë, duhet ti shfrytëzojnë për të vazhduar të marrin me qira, protestues “anti liberalizimit të vizave”, për në 30 prill në Tiranë.

E gjithë kjo “fushatë pazaresh” e deputetëve biznesmenë të PS-së, mësohet se ka nisur prej pak ditësh dhe pritet të përfundojë vetëm në fund të muajit prill, në ditën e përzgjedhur nga Edi Rama për të protestuar kundër liberalizimit të vizave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›