E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i fluturimit vërteton frazën e famshme të Armstrongut

Autori i Lajmit: Redaksia

Uashington - Një plan fluturimi nga ulja e parë e njeriut në hënë provon se astronauti amerikan që e bëri për herë të parë diçka të tillë, Neil Armstrong, donte të thoshte “Një hap i vogël për një njeri dhe një hap gjigant për njerëzimin”. Dokumenti i rrallë që besohet se është i vetmi vend ku Armstroong ka shkruar frazën e famshme, pritet të dalë në ankand dhe të arrijë vlerën e 55 mijë paundëve. Shprehja simbol e shekullit XX ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e debati se çfarë donte astronaut amerikan të thoshte me të vërtetë. Në transmetimin e dëgjuar nga gjysmë miliardi njerëz, Armstrong dëgjohet të thoshte: “Një hap i vogël për njeriun, dhe një hap i madh për njerëzimin. Me sa duket, kushtet e transmetimit nuk kanë lejuar të dëgjohet fjala “një” në fjali, duke humbur dhe kuptimin e vërtetë të saj. Dokumenti që pritet të dalë në ankand është firmosur nga astronauti dhe i është dorëzuar nëpunësit të zyrës së shtypit në NASA, John McLeaish. Më pas dokumenti është ligjëruar nga McLeaish, i cili e arkivoi dhe shkroi një shënim mbrapa. Në një intervistë të zotit
McLeaish në vitin 2001 ai tregoi se i kishte kërkuar Armstrongut se çfarë kishte thënë menjëherë sapo kishte vënë këmbën në Hënë dhe ai i ishte përgjigjur: “Thashë atë që kisha ndërmend të thosha”. Më pas Armstrongu e kishte shënuar fjalinë në planin e fluturimit. Zoti McLeaish e ruajti dokumentin e astronautit në zyrën e tij për vite të tëra dhe e ka vlerësuar si një nga sendet e tij më të çmuara. Ky dokument u shit pas vdekjes së zotit McLeaish më 2007. Armstrong thotë në autobiografinë e tij se ai nuk e ka shkuar kurrë një frazë të tillë, por ekspertët besojnë se ai mund të ketë harruar dhe një gjë të tillë mund ta ketë bërë pasi u ul në tokë. Plani i fluturimit do të dalë në ankand së bashku me një letër të shkruar nga gruaja e fundit e zotit McLeaish, Patsy, e cila ka thënë se bashkëshorti i saj ishte shumë krenar për dhuratën që Armstrongu i kishte bërë.
Ky lajm është publikuar: 28/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›