SHBA: Enver Hoxha përdhos figurën e Maos
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Kanada, 9 shkurt 1979 - Dy vjet pas vdekjes së Mao Ce Dunit, në drejtim të ish-udhëheqësit komunist kinez kanë ardhur sulme të ashpra nga oportunistët në të gjithë botën. Portretet e tij janë hequr nga muret, ndërsa librat nga raftet. Shumica e këtyre grupeve nuk guxuan ta sulmonin marksist-leninistin e madh, sa ai ishte gjallë dhe i thurnin në fakt lavde hipokrite. Ishte pikërisht pas vdekjes së tij kur sulmet vërshuan.
Kryevepra e re e Hoxhës
Mësuesi i grupeve kundërrevolucionare ishte udhëheqësi shqiptar, Enver Hoxha. Grupe të ndryshme komuniste tashmë janë në radhë për të lexuar librin e tij të ri, “Imperializmi dhe Revolucioni”. Botimi i këtij libri u njoftua nga Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATA). Sipas recensionit të kësaj kryevepre më 6 janar 1978 në ATSh, Hoxha pohon: “Kina ka planifikuar të shndërrohet në një superfuqi socialimperialiste; Kina nuk ka qenë kurrë socialiste; Partia Komuniste e Kinës nuk ka qenë asnjëherë një parti e vërtetë marksiste-leniniste”. Por kjo nuk është e gjitha. Hoxha thekson gjithnjë sipas agjencisë telegrafike se “mendimi i Mao Ce Dunit është një variant revizionizmi që nisi të marrë formë përpara Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht pas vitit 1935, kur Mao u ngjit në pushtet”. Mao Ce Duni u zgjodh kryetar i PKK-së më 1935. Ndërsa për teorinë “raciste”, “shoviniste” dhe “kundërrevolucionare” të tri botëve, nëse është Maoja ai që e krijoi këtë pseudoteori për herë të parë, është një tjetër provë se ai nuk është një marksist”, - shkruan Hoxha. Brezhnjevi nuk mund të kishte kërkuar më tepër. Në një kohë kur Bashkimi Sovjetik ka nisur një fushatë ofensive mbarëbotërore dhe po i dërgon aleatët e saj vietnamezë në Kamboxhia, armiku gjoja i madh i antirevizionizmit, Enver Hoxha, shkruan një libër, besojeni ose jo, për “socialimperializmin kinez”. Në fakt udhëheqësit shqiptarë janë përpjekur ta mbulojnë pushtimin. Ata nuk i kanë dhënë asnjë mbështetje rezistencës së armatosur të popullit kamboxhian të udhëhequr nga shoku Pol Pot.
Ndryshimi i drejtimit
Hoxha, me sa duket, duhet të ketë një kujtesë shumë të shkurtër. Një vështrim i shpejtë i historisë tregon se që prej vdekjes së Maos, udhëheqësi komunist shqiptar ka ndryshuar plotësisht qëndrimin e tij. Në vitin 1969, për shembull, në kulmin e luftës kundër linjës revizioniste hrushoviane Hoxha shkruante: “Konsultimet dhe bashkëpunimi me shokët kinezë... vjen pasi ne mbrojmë qëndrimin korrekt marksist-leninist që mban Partia Komuniste Kineze”. Dhe më pas, në vitin 1974, dy vjet përpara vdekjes së Maos, Hoxha shkruante: “... Mao Ce Duni është udhëheqësi jo vetëm i popullit kinez dhe komunistëve, por dhe udhëheqësi i dashur dhe i respektuar i të gjithë popujve dhe komunistëve të botës”. Hoxha priti deri pas vdekjes së Mao Ce Dunit për të nisur sulmet ndaj teorisë së tri botëve në Kongresin e 7-të të Partisë së Punës të Shqipërisë. Por ai nuk lejoi që maska ti binte plotësisht, dhe në një tjetër pjesë të raportit që mbajti përpara kongresit, lavdëroi “ndërtimin e socializmit” në Kinë dhe shkroi: “Komunistët dhe populli shqiptar do të nderojnë gjithnjë kujtimin e shokut Mao Ce Dun, i cili ishte një mik i madh i Partisë dhe popullit tonë”.
Hipokriti
Në veprën e fundit të Hoxhës kjo maskë ra. Ky hipokrit që për 30 vjet me radhë mbronte Mao Ce Dunin, tani pas vdekjes së tij, pështyn mbi të. Kjo është një manovër tipike e një oportunisti, ashtu si sulmi që Hrushovi nisi pas vdekjes së Stalinit, marksistit të madh më 1953. Udhëheqja shqiptare është duke braktisur gjithnjë e më tepër marksizëm-leninizmin dhe një gjë të tillë po e bëjnë dhe komunistët e tjerë në botë, veçanërisht ata ta Kanadasë, që u janë bashkuar akuzave të shqiptarëve. Partia Komuniste Kanadeze deklaroi se “mendimi i Mao Ce Dunit nuk është as marksist dhe as leninist, por është më shumë reaksionar, pragmatist, ideologji kundërrevolucionare dhe një drejtim politik i revizionistëve kinezë. Një deklaratë e tillë u bë më 26 nëntor 1978. Një vit më parë, gazeta “Në luftë” i hoqi të gjitha pjesët ku përmendej emri Mao Ce Dun dhe nga dokumentet e tjera. Ata e justifikuan një veprim të tillë me “draftprogramin e tyre për partinë proletare”, e cila nuk e përmendi Mao Ce Dunin, sepse gazeta “nuk ishte e sigurt” nëse kontributet e tij kishin qenë të “vlefshme” sa duhej. Ata iu bashkuan zërit të sulmeve kundër Maos, duke ribotuar artikujt shpifës shqiptarë dhe shkrimet e reaksionarëve kinezë të Bandës së Katërshes. Megjithatë, deri tani, asnjë nga udhëheqësit e tjerë komunistë nuk ka guxuar të bëjë një sulm të hapur kundër ish-udhëheqësit kinez si Enver Hoxha.
Armë e fuqishme
Mendimi i Mao Ce Dunit është provuar në praktikë se ka qenë një armë e fuqishme në luftën kundër oportunizmit dhe revizionizmit. Kjo është dhe arsyeja se përse klika shqiptare dhe oportunistët e PPSH-së e sulmojnë atë kaq fort. Mendimi i Mao Ce Dunit është një armë shumë e fuqishme në duart e proletariatit në luftën e tyre për çlirim. Revolucioni Kinez e dëshmoi diçka tillë. Mao Ce Duni përdori marksizëm-leninizmin në luftën revolucionare të Kinës dhe pasuroi shkollën e revolucionit proletar. Kështu që një sulm kundër një revolucionari të madh si Maoja është një sulm kundër marksizëm-leninizmit. Grupe të shumta komuniste e kanë pothuajse të pamundur të ndjekin ndryshimet e herëpashershme të qëndrimeve ndaj ish-kryetarit Mao. Që prej themelimit të tyre, shumë parti të reja komuniste kanë ruajtur parime e Mendimit të Mao Ce Dunit për marksizëm-leninizmin. Madje duke vënë në zbatim mësimet e kryetarit Mao në situatën konkrete në Kanada, Liga komuniste është duke bërë hapa përpara drejt themelimit të një partie të re të klasës punëtore. Liga është vënë në kërkim të militantëve të ndershëm që mbështesin marksizëm-leninimin dhe mendimin e Mao Ce Dunit, të cilët dëshirojnë me të vërtetë të luftojnë për socializmin dhe tu bashkëngjiten radhëve të saj.
Ky lajm është publikuar: 27/03/2010