E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i G 99-s, akuzohet për abuzim financiar dhe evazion fiskal për shumën 5.4 milionë euro

Prokuroria e Rrethit të Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj Erion Veliajt dhe sot me kreun e ZMK-së, Altin Goxhaj do të nisë seancat e dëgjimit të dëshmitarëve. Evazion financiar dhe shpërdorim fondesh është akuza qendrore për njeriun më intim të Edi Ramës në vitin 2010

Prokuroria e Tiranës fillon procedim penal, për abuzim financiar dhe evazion fiskal ndaj Erion Veliajt, kreut të Partisë G 99. Hetimet për dosjen me nr. 3379, e vitit 2009, e procedimit penal ndaj Erion Veliajt për evazion fiskal për shukën rreth 5.4 milionë euro, që po hetohet nga Njësia e Përbashkët Hetimore për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionin, starton sot, me dëshmitë dhe sqarimet e para nga Altin Goxhaj, denoncuesi i këtij abuzimi, njëherazi, kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, ish-drejtuesit ët Lëvizjes qytetare “Zgjohu”.

Burime nga Prokuroria e Rrethit të Tiranës, bëjnë të ditur se dosja e cila është regjistruar që në muajin qershor të vitit 2009, tashmë ndodhet në duart e prokurorit Julian Zonja.

Abuzimet financiare dhe evazioni fiskal për të cilat akuzohet Erion Veliaj, mësohet se janë akuza që i përkasin periudhës kur ai drejtonte Fondacionin “Majft” i shndërruar më pas në Lëvizja “Mjaft”.

Sipas denoncimit, të bërë publik nga Altin Goxha, që në muajin qershor të vitit 2009 dhe që tashmë është edhe objekt hetimi nga Prokuroria e Rrethit të Tiranës, mësohet se gjatë kohës që Erion Veilaj ka drejtuar Lëvizjen “Mjaft” (ish-Fonacionin “Mjaft”), për shumën e rreth 5.4 milionë euro të ardhurash, ai nuk ka paguar asnjë detyrim financiar, te Tatimet, Sigurimet Shoqërore, TVSH, apo edhe taksa nga të ardhurat.

Mësohet se deri tani, është provuar evazioni fiskal i Erion Veliajt, në shumën e rreth 300 mijë euro, por që nga hetimet e mëtejshme të pritshme, pritet që kjo shumë të rritet.

Burime nga Prokuroria e Rrethit të Tiranës, sqarojnë se, Erion Veliaj, me cilësinë e drejtuesit të Lëvizjes “Mjaft” (ish-Fonacioni “Mjaft”), ka ofruar shërbime të ndryshme për bashkinë e Tiranës, bashkinë e Durrësit, KQZ-në, e institucione të tjera shtetërore, por edhe private, ndërkohë që për të ardhurat e siguruara kundrejt këtyre shërbimeve, nuk ka derdhur në arkën e shtetit asnjë detyrim financiar, te Tatimet, Sigurimet Shoqërore, TVSH, apo edhe taksa nga të ardhurat.

Po ashtu, duke përfituar prej projekteve të ndryshme të institucioneve ndërkombëtare, Erion Veliaj, akuzohet për shpërdorimin e këtyre fondeve duke ua shpërndarë ato në mënyrë fiktive, vëllait, apo shokëve, miqve e të afërmve të vet, pa i përdorur për destinacionin për të cilat ato ishin dhënë. Gjithashtu edhe nga të ardhurat e siguruara në këtë mënyrë, mësohet se Erion Veliaj, nuk ka derdhur asnjë detyrim financiar, te Tatimet, Sigurimet Shoqërore, TVSH, apo edhe taksa nga të ardhurat.

Erion Veliaj, ka drejtuar Lëvizjen “Mjaft” (ish-Fonacionin “Mjaft”) deri në periudhën shkurt-mars të vitit 2008. Ndërkohë që ai zyrtarisht kishte deklaruar dorëheqjen nga ky drejtim, që në muajin shtator të vitit 2007, mësohet se edhe disa muaj pas kësaj dorëheqje, saktësisht deri në periudhën shkurt-mars ët vitit 2008, ai i ka njohur të drejtën vetes të përdorë llogaritë bankare të Lëvizjes “Mjaft” (ish-Fonacionit “Mjaft”), duke u bërë edhe për këtë fakt, objekt i hetimeve nga Prokuroria e Rrethit të Tiranës.

Erion Veliaj, njihet i një nga mbështetësit, jo vetëm politik, por edhe financiar të Edi Ramës, kreut të PS-së. Burime të Prokurorisë së Rrethit të Tiranës, duke pohuar këtë detaj, objekt hetim, saktësojnë se gjatë fushatës elektorale të vitit të kaluar, Erion Vliaj, ka financuar fushatën dhe imazhin e Edi Ramës dhe të PS-së.

Mësohet se edhe ky “aktivitet” dhe kjo lidhje e Erion Veliajt me Edi Ramën, do të jetë objekt i hetimit nga ana e Prokurorisë së Rrethit të Tiranës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›