E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama nuk kupton anglisht

hellipNuk mund te mos llogaritet se SHBA-ja dhe BE-ja pas refuzimit te gjate te dashamiresise dhe humbjes se durimit mund te kalojne ne qendrime ndeshkuese jo vetem ndaj Edi Rames. Nese vjen kjo dite eshte e logjikshme dhe e justifikueshme qe shumica e shqiptareve ta mallkojne Edi Ramen Mos ardhsh kurre ne pushtet dhe te renshin te gjitha malet e Shqiperise mbi koke

Per te qene te sakte e per te mos i ngrene haken lideri i PS-se e kupton shume mire anglishten. Si kryetar ka privilegjin te jete i rrethuar nga plot te diplomuar per gjuhen angleze dhe cdo mengjes ta gjeje tavolinen e tij te punes mbushur me te gjitha gazetat qe pelqen apo qe kane leje te futen ne kabinetin e tij. Nisur nga fakti qe ai nuk po reflekton ndaj mesazheve nga SHBA-ja dhene nga Uashingtoni apo nga Tirana perseri mund te shtrohet pyetja E kupton vertet anglishten amerikane Edi Rama

Dikush mund te mendoje se shurdheria e Edi Rames ndaj keshillave amerikane vjen nga qenia e tij e pashprehur publikisht si evropian fondamentalist i lindur ndoshta ne kohen kur ishte endacak trotuareve te Parisit ku per fatin e tij te mire e per te keqen e PS-se e te Shqiperise e gjeti Fatos Nano. Kjo nuk mund te perjashtohet por as nuk mund te merret kategorikisht e vertete. Argumenti i pare per ta kundershtuar kete mundesi eshte fakti se SHBA-ja dhe BE-ja pavaresisht opinioneve dhe deklarimeve te ndryshme per plot ceshtje te politikes boterore fatmiresisht per krizen politike ne Shqiperi te provokuar nga sebepi i kontestimit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 nga PS-ja jane gati ne nje mendje ne nje linje apo po flasin ne nje gjuhe per rrugedaljet prej saj. Si per BE-ne ashtu dhe per Uashingtonin zgjedhjet e 28 qershorit 2009 jane kapitull i mbyllur dhe per te dy koalicionet politike ne Shqiperi mbetet vetem alternativa e dialogut dhe e kompromisit per zgjidhje te pranueshme nga te nga te palet.

Si rrallehere dhe si pak zyrtare amerikane aAmbasadori i SHBA-se ne Tirane Arvizu dhe zv.sekretari i shtetit Countryman kane folur me shume shqip sesa anglisht duke u treguar me shume shqiptare sesa Edi Rama dhe tufa e pasuesve te tij me mandate deputetesh apo me licenca biznesmenesh dhe me pasuri sheikesh. E megjithate Edi Rama pa u larguar akoma nga Tirana Coutryman dirigjoi maskaraden e radhes ne seancen parlamentare te paradites se 10 shkurtit 2010. Sic u pa nga ekranet e shume televizioneve grupi i deputeteve te PS-se nen komanden e Gramoz Rucit u tregua agresiv si nen efektin e droges apo dehjes jo vetem ndaj deputetit Edi Paloka dhe jo vetem ne deklarime por edhe ne veprime.

Perseri shtrohet pyetja Cfare i ben kaq trima e kaq te shurdhet ndaj mesazheve nga Uashingtoni dhe Brukseli lideret dhe deputetet e PS-se Pergjigjja e pare mund te jete padurimi i Edi Rames Skender Gjinushit Spartak Ngjeles me shoke te tjere per rikthim ne pushtet me cdo rruge e menyre jo vetem me kater viktima por edhe me 13 mije bije e bija nenash shqiptare. Por nese analiza behet thelle dhe objektivisht deshira e marre apo histerike per kolltuke ministrore nuk mund te merret si e para sepse de facto e de jure Edi Rama eshte ne pushtet si kryetar i Bashkise se Tiranes prej rreth 10 vjetesh dhe ata qe e rrethojne jane ne pushtet si deputete si zyrtare te larte bashkiake e si bose ne bizneset me fitimprurese ne Shqiperi e pertej saj.

Te mendosh se gjithe kete lufte investim dhe sakrifice Edi Rama me shoke e bejne per ti lehtesuar barren e krizes ekonomike qytetareve te thjeshte behesh qesharak jo vetem para elektoratit te koalicionit qeverises por edhe te atij te majte. Pavaresisht se ndihen ca ligsht qe partia e tyre e zemres prej afro 6 vjetesh eshte ne opozite shumica e socialisteve nuk i kane ndier ne xhepa ne tavolinat e ngrenies ne fundjava ne biznese ne depozita bankare ne avione e krociera turistike vuajtjet e natyrshme te opozicionit. Idealizmi dhe militantizmi i kane cuar ne sheshet e demonstratave dhe ne sallat e grevave te urise por ata jane aq te zgjuar e vizionare sa te kuptojne se me rikthimin ne pushtet te Edi Rames me shoke nuk do te kalojne nga ferri ne parajse nuk do te perfitojne as te njemilionenten e asaj qe do te shkoje ne depozitat e komandantit suprem te partise dhe gjeneraleve te tjere te saj.

Duke permbledhur serialin e pyetjeve se perse e do kaq shume pushtetin Edi Rama sa ti thote jo Uashingtonit dhe Brukselit mund te pranojme si pergjigjen me te besueshme ate se ai edhe pse e kupton fare mire anglishten mendon dhe punon vetem per te keqen e Shqiperise e te shqiptareve ashtu si armiqte e saj shekullore ne Beograd Athine Moske.

Por nuk mund te mos llogaritet se SHBA-ja dhe BE-ja pas refuzimit te gjate te dashamiresise dhe humbjes se durimit mund te kalojne ne qendrime ndeshkuese jo vetem ndaj Edi Rames. Nese vjen kjo dite eshte e logjikshme dhe e justifikueshme qe shumica e shqiptareve ta mallkojne Edi Ramen Mos ardhsh kurre ne pushtet dhe te renshin te gjitha malet e Shqiperise mbi koke

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›