Arrestohen dy persona kerkoheshin nga policia
Gjate 24 oreve te fundit Strukturat e Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster kane bere te mundur kapjen e dy shtetasve te shpallur ne kerkim. Sipas burimeve policore specialistet dhe agjentet e Seksionit per Parandalimin dhe Hetimin e Krimit ne Komisariatin e Policise Gjirokaster mbi bazen e informacioneve te grumbulluara ne rruge operative me daten 11.2.2011 rreth ores 2000 kane bere te mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Perparim Zenaj 46 vjec lindur dhe banues ne fshatin Bulo Gjirokaster. Kapja e ketij shtetasi u be pasi ishte i shpallur ne kerkim nga ana e policise me daten 9.2.2011. Dyshohet se ky shtetas ne bashkepunim me tre shtetas te tjere te cilet jane arrestuar nga ana jone me daten 9.2.2011 gjate nje operacioni te Koduar Perimetri i gjere me daten 18 dhe 19.9.2010 ka vjedhur dy vica ne banesen e babait te vet si dhe nje arme gjahu dhe kasetofonin e makines se babait. Gjithashtu po gjate mbremjes se dates 11.2.2011 specialistet e Sektorit kunder Krimit Ekonomiko- Financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster kane bere kapjen dhe ndalimin e shtetasit te shpallur ne kerkim dhe konkretisht Meridian Boshnjaku 25 vjec lindur dhe banues ne Tirane. Kapja e ketij shtetasi u be pasi ishte i shpallur ne kerkim nga policia per shkak se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster me vendim penal nr. 10 date 21.1.2008 e ka deklaruar kete shtetas fajtor per vepren penale te Falsifikimit te vulave stampave ose formulareve veper kjo e parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal dhe e ka denuar me 6 gjashte muaj burg. Ky shtetas ne vitin 2008 eshte kapur nga specialistet e Sektorit kunder Krimit Ekonomiko-Financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster me nje dokument te falsifikuar i cili eshte ndjekur ne gjendje te lire deri ne perfundim te hetimeve. Materialet shtese per keta shtetas i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjirokaster.