Edi Rama pa argumente, hidhet në sulm ndaj ndërkombëtarëve
Kreu i PS-së i rikthehet terminologjisë së tipit “mysafiri turk”, duke treguar se për të bllokuar integrimin, s’e ka për gjë edhe të trashë gjuhën me institucionet ndërkombëtare
Në kushtet e mungesës së argumenteve, në kushtet kur edhe zërave kundër kapriciove të Edi Ramës për bllokimin e statusit të vendit kandidat, nëpërmjet pengmarrës së imunitetit, po i shtohen për ditë edhe zërat e ndërkombëtarëve, Edi Rama zgjedh ti sulmojë të gjithë…, sërish pa argumente.
Këtë bëri edhe dje pas deklaratës të Presidentit të Partive Popullore Europiane në Këshillin e Europës, Luca Volonte.
Vënia e gishtit nga Luca Volonte mbi Edi Ramën, si shkaktar bllokimit të marrjes së statusit kandidat të Shqipërisë, rast i përsëritur ky, duket nuk i pëlqeu kreut të PS-së, i cili sipas “standardit të terminologjisë” së tij të tipit “mysafiri turk” e klasifikoi Presidentin e Partive Popullore Europiane në Këshillin e Europës, si “eksponentë të dorës së dytë të së djathtës europiane”.
Nuk dihet çfarë “kriteri”, duhet të plotësojë tjetër Luca Volonte, që “të meritojë”, ngjitjen një shkallë më lartë, në klasifikimin e Edi Ramës.
Ndoshta për kreun e PS-së, “tifoja” e ndonjë “të majti europian” për grevën, e me nder ët themi – urisë, së deputetëve socialistë, mes aromës kundërmuese të qofteve të Fidelit dhe shurrës së “të ngujuarve”, është kriter për “të merituar”, bie fjala, klasifikimin sipas “standardit” të Edi Ramës, të tipit “eksponent i dorës së parë të së majtës europiane”.