Edi Rama perdor buxhetin e shtetit per rrogat e militanteve

Akuza e kryeministrit
Kryeministri Sali Berisha deklaroi ne mbledhjen e grupit te deputeteve demokrate se parate e buxhetit te shtetit qe shkojne per qeverite vendore nuk do te shkojne me per militantet e PS-se por per te permiresuar jetet e qytetareve.
Duke theksuar se mbrojtja e interesave te qytetareve eshte axhende e qeverise dhe duhet te jete axhende e cdo te zgjedhuri te popullit shefi i mazhorances ironizoi protesten e qeveritareve vendore socialiste te thirrur nga Edi Rama duke cilesuar se te granti i buxhetit per qeverite vendore dhe te ardhurat nga taksat gjate vitit 2010 jane rritur me 41 miliarde e 423 milione leke kete vit.
Kryeministri Berisha informoi se financimet apo granti i qeverive vendore nga 2005-2010 deshmon per rritjen e financimit te qeverive vendore ne qeverine e tij.
Sipas Berishes qeveria socialiste ne buxhetin e saj te 2005-es kishte percaktuar totalisht per qeverite vendore bashki e komuna 7 miliarde e 775 milion leke nderkohe qe qeveria jone per vitin 2010 kishte te percaktuar per 17 miliarde e 235 milion leke theksoi kryeministri.
Ai risolli ne vemendje edhe kalimin nen buxhetin e bashkise edhe te nje sere taksash qendrore teresisht ne taksa vendore duke bere keshtu qe te ardhurat vendore te rriteshin tejet qe prej vitit 2005 qe shenonin 12.2 miliarde leke. Ai riperseriti se ne total buxheti i qeverise vendore eshte rritur me 41 miliarde e 423 milione leke kete vit nga 19.9 miliarde qe ishte ne vitin 2005.
Ne kete kontekst kryeministri Berisha sqaroi se kryebashkiaku rama buxhetin per bashkine e Tiranes e perdor per te paguar rrogat e militanteve te tij ku ai solli ne vemendje rritjen e numrit te policeve te policise bashkiake.
Ne nuk do te lejojme me theksoi kryeministri qe parate e taksapaguesve te shkojne per rrogat e militanteve pasi ato duhet te perdoren per rruge ujesjelles e kanalizime si dhe ndertimin e shkollave te reja publike per te permiresuar jeten e qytetareve.