Koha per levizjen mos harro marrine e kutive
Edi Rama po perpiqet ta coje ne harrese perpjekjen 15 mujore per hapjen e kutive tani qe ajo eshte kthyer kunderproduktive dhe si duhet me as per marredheniet brenda partise e as per marredheniet me nderkombetaret. Por vendi mori kostot e politikes personale dhe kryetari i opozites u detyrohet shqiptareve shpjegimet per pengmarrjen qe i beri integrimit per interesat e veta private
Kryetari i Partise Socialiste po ben te gjitha perpjekjet per tu terhequr pa buje pa cak e pa bam nga beteja 15-mujore per hapjen e kutive te votimit me shprese se opinioni nuk do te perqendrohet shume tek kjo energji e harxhuar kot si dhe tek kostot qe erdhen prej saj. Ne mbledhjen e fundit partiake ai shqiptoi se si kerkonte me fletet e votimit por as u dha sqarime politikaneve me te larte te se majtes por as e formalizoi propozimin nepermjet nje shkrese drejtuar grupit parlamentar te PD-se ne Kuvend a ndonje nisme tjeter parlamentare edhe me e pergjithshme. Gjendja e brendshme ne PS tashme duket e stabilizuar dhe Edvinit si duhet me tej te terheqe nje litar qe po i merr bojen para komunitetit nderkombetar dhe po e shenjon si nje politikan qe si njeh rregullat e qe seshte i pergatitur per te marre pergjegjesi a - prite Zot - per te ardhur ne pushtet. LMN ka shkrire si kripa ne uje dhe nje kohezion para caktimit te kandidaturave per zgjedhjet e ardhshme vendore ngjan te jete imperativi i dites. Bile-bile interesi i ngutshem i Edvinit po paraqitet tani gjetja e nje rrugedaljeje per te mos i hyre fare havalese se hetimit zgjedhor prej te cilit sdo te dilte gje e qe do ta detyronte tu kerkonte ndjese 20 mije komisionereve qe ai i perdhosi 15 muaj rresht si hajdute. Afermendsh ata sdo te jene me kontingjent i tiji elektoral dhe ky parashikim e frikeson fort jopolitikanin ne krye te se majtes.
Kjo kurbe duhet shmangur me cdo kusht dhe per kete veprim jo fort te thjeshte e jo fort politik Edvini ka zgjedhur Spartak Ngjelen e Prec Zogajn dy njerez prane oborreve te politikes por pa pergjegjesi mbi supe dhe te gatshem te shqiptojne perdite piruetat qe do te duhen te pergatisin kushtet per daljen me sa me pak deme nga politika e kutive. Keshtu lajmerimi i protestave por moszhvillimi i tyre artikulimi i tezes se terheqjes nga hetimi i fleteve por mosdorezimi i kerkeses ne parlament njoftimi i mocionit te mosbesimit per kryetarin e qeverise e kryeparlamentaren por mosformalizimi i tyre deklarimi paraprak per shkarkimin e kryesise socialiste por moshedhja e propozimit ne votim jane epikriza e kesaj gjendjeje transi ne te cilen endet kryesocialisti e permes se ciles ai synon ta kaperceje pa u lagur politiken 15 mujore qe i shkaktoi vendit ngercin e i solli si pasoje edhe shtyrjen e vendimit per marrjen e statusit te kandidatit.
Por kjo gjendje transi politik eshte nje stacion i detyruar per tu kaluar pasi zgjatja e politikes se bojkotit e te kutive po kthehej ne kunderproduktive. Alarmet evropiane ne vend qe te sigurojne kohezion ne radhet e socialisteve po shtojne zerat e kritikeve e po lodhin edhe anetaresine. Tashme ka ardhur koha e lamtumires se kutive por per kutite sduhet te mbajme as ceremoni varrimi e as duhet te ligjerojme vaje lamtumire. Kutia i sherbeu Edvinit aq sa i sherbeu e tashme duhet denuar me harrese duke mos e permendur sikur ajo te mos kete ekzistuar kurre.
Logjika lidhet me politiken ditore te transit por pas normalizimit te gjendjes ne parlament Edi Rama smund ta kaloje pa u lagur ne radhet e grupit parlamentar te cilin e perdhosi. Por pertej oborrit partiak opinioni publik ka tjeter axhende e ai ka nisur te pyese se kur do ti thote Edi Rama arsyet e kembenguljes 15 mujore per hapjen e kutive dhe vendimit te menjehershem se ato kuti si duheshin me. Politika haxhiqamiliste pati pasoje e ajo smund te kalohet thjesht duke u lutur qe ti harrojme kutite. Shoqeria civile mund te nise fushaten mos harro marrine e kutive e per Edi Ramen do te nise kaluari i kostove dhe fatura e rende politike qe vjen pas.