E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi - shqiptaret te informuar per udhetimin ne BE asnje prirje per shkeljen e rregullave

16-11-2010 / Gazeta 55

77 per qind e shqiptareve do udhetojne ne BE per te takuar te afermit dhe per turizem pjesa tjeter per arsye biznesi dhe studimi. Vetem 4 perqind e te anketuarve thone se mund te shohin edhe mundesite per pune

Nje sondazh i publikuar dje nga Instituti Eunacal lidhur me perceptimin e te rinjve shqiptare per procesin e levizjes se lire ne vendet e zones Schengen ne BE tregon se mbi 77 per qind e te rinjve jane te mirinformuar rreth procedurave dhe rregullave te levizjes se lire. Pjesa tjeter do ia kushtoje vizen Schengen ceshtjeve te biznesit dhe studimeve te larta ne nje prej vendeve te Bashkimit Evropian sigurisht duke marre ne konsiderate edhe rekomandimet e nderkombetareve per kategorine perkatese te udhetimit pa viza. Si do ta perdorin shqiptaret mundesine e udhetimit dhe qendrimit afatshkurter pa viza ne vendet e zones Schengen
Kjo ishte pyetja per sondazhin e realizuar me rreth 2500 vete nga datat 12-18 tetor kryesisht te rinj te zonave urbane dhe rural te rinj dhe te rritur. Po ashtu ne sondazh nuk kane munguar as perfaqesues te administrates publike si te Ministrise se Brendshme perfaqesues te Delegacionit te BE-se ne Shqiperi shoqerise civile e biznesit si dhe akademike e studente.
Nder 5 konkluzionet kyce te sondazhit tek te cilat u perqendruan diskutimet e takimit ishin Pjesa derrmuese e te intervistuarve e shohin anetaresimin e vendit ne BE si dicka qe do te ndikoje ne permiresimin e jeteses ne Shqiperi dhe jo si nje mundesi per shqiptaret qe te largohen nga Shqiperia per te jetuar e punuar ne nje vend tjeter te BE-se. Ne baze te rezultateve 44 per qind e te rinjve do udhetojne per te takuar te afermit 34 per qind per turizem 9 per qind per biznes 8 per qind per studime dhe 4 per qind per te kerkuar pune. Kesisoj te dhenat e siguruara nga kjo ankete konfirmojne se qytetaret jane te mirinformuar rreth procedurave te levizjes se lire ne vendet e Bashkimit Evropian. Ajo qe aludohet gjeresisht ne mediat e kontrolluara nga Partia Socialiste se prirja derrmuese e shqiptareve eshte per largim nga Shqiperia per arsye punesimi eshte jo vetem e pavertete por nje mashtrim i paster dhe tendencioz.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›