E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtaret ambulante i japin ryshfet policise bashkiake te Tiranes

16-11-2010 / Nga Shqipe Xoxi

Si kerpudha pas shiut tregtaret ambulante te fruta-perimeve kane zaptuar cdo cep kryqezimesh bulevardesh a rrugesh ne Tirane. Produktet fshatare te shitura mes pluhurit katastrofik te Tiranes jane jashte te gjitha kushteve higjieno-sanitare. Nderkohe qe merkatot mbeten bosh e po ndodh qe shitesit ambulante po shtohen me ritme frenetike Policia Bashkiake e Tiranes nuk merr asnje mase. Ne cdo cep shikon shites ambulante qe tregtojne jo vetem fruta ndash perime por edhe produkte te ndryshme te bulmetit ne mes toksinave te ndryshme. Mjafton rruga nga kryqezimi i 21 dhjetorit deri tek ura e Vasil Shantos per te numeruar 7 tregtare ambulante. Perpara shkolles Sabaudin Gabrani jane dy tok. Po keshtu ne tregun e rruges Bardhyl ne ambientet e Uzines Dinamo tregun ne rrugen Don Bosko ne rrugen Hamdi Pepa tek sheshi Avni Rustemi si dhe prane Stacionit te Trenit etj etj etj. Nga nje sondim i AKU-t Autoritetit Kombetar te Ushqimit inspektorati i Tiranes informohemi ne rruge telefonike se jane me shume se 1200 produkte sipas rezultate te analizave fizike-kimike bakteriale fitosanitare qe rezultojne qe nuk zbatojne me rigozitet te gjitha kerkesat ligjore qe keto produkte duhet te kene per te garantuar sigurine ushqimore.
Askush sjep pergjigje pse lejohen keto tregtare ambulante te ushtrojne aktivitetin e tyre jashte standardeve ligjore. Padyshim nje fenomen shqetesues qe nuk shqeteson policine bashkiake ose kryetarin e Bashkise Tirane prej tre mandatesh radhazi. Policia bashkiake me plot 250 efektive te drejtuar nga Zyhdi Dajti e ka perqendruar se fundmi punen ne gjobevenie te biznesit te mesem pasi rezultoi se 30 milione dollare mungonin ne buxhetin bashkiak cka deftente paaftesi ne vjeljen e taksave. Keqmenaxhimi i kryeqytetit eshte i prekshem fare qarte nga qytetaret qe revoltohet nga pushtimi i ambulanteve ndaj rrugeve e bulevardeve. Nga ana tyre ambulante prononcohet se vendet ne merkato jane te shtrenjta pasi jane monopol i njerezve te afert me pushtetin vendor. Ka prej tyre qe paguajne ryshfet ose sic e quajne ata me ironi taksa Rama ketyre skuadrave te policise bashkiake. Makinat e tyre vertiten poshte e lart pa nderhyre ne kurimin e ketyre kerpudhave kancerogjene. Ne seline e tyre tek ish-Parku i Autobuseve policia bashkiake nervozizmi eshte i dukshem pasi ende nuk kane marre oret jashte orarit dhe dhunimet psikologjike per te marre pjese ne protestave e socialisteve.
Nga burime te mireinformuara brenda radheve te policise bashkiake po profilizohet pakenaqesia ndaj pagesave mujore qe nuk perfshijne oret e punes jashte angazhimit zyrtar. Me shume se 250 police nga efektivat e Bashkise se Tiranes jane shprehur nen ze se jane gati te protestojne ndaj ketij keqmenaxhimi te oreve te punes. Statusi i uniformave te bashkise po kthehet ne nje vater proteste pasi rrogat qe marrin jane jashte parametrave te kontrates qe ata kane nenshkruar. Por duket se keta 250 police bashkiake nuk munden te hedhin asnjeri ne gjyq pasi statusi i tyre nuk eshte akoma i mirepercaktuar. Disave u eshte mbyllur goja me kercenime per largim nga puna disa te tjereve me idene se kur te vijne ne ne pushtet do tu japin pjesen e luanit ne Policine e Shtetit. Ca te tjera zhvatin tregtaret ambulante duke i lene te tregtojne jashte te gjitha kushteve higjieno- sanitare produktet e tyre.
Prej shume kohesh kalecet e tij jane bere nje gogol pirat i tregtareve te vegjel e te mesem me veprime krejt jashte funksionit dhe ne kundershtim me ligjin. Keta police pasi parkojne furgonet perballe tregut fillojne reprezaljet duke piketuar tregtaret qe do te sulmohen dhe zhvaten. Psh prej vitesh shohim makinat e Policise Bashkiake qe levizin ne rruget e kryeqytetit me synim dhe vizion te qarte por pa u bazuar ne ligje e shkresa.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›