Sondazhi 4 e shqiptareve nuk do te kthehen
Rreth 4 e shqiptareve pritet ta shfrytezojne liberalizimin e vizave per te kerkuar pune ne vendet e Bashkimit Europian. Ky ishte nje nga konkluzionet qe nxori dje sondazhi i Institutit Eunacal i financuar nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine. Ne konkluzionet e sondazhit qe u publikua dje u theksua se kjo prirje e shqiptareve per te perdorur liberalizimin per punesim ka ardhur per shkak te mosinformimit te mire per sa i perket kufizimeve qe ka procesi i liberalizimit te vizave. Ekziston nje prirje e lehte e te rinjve shqiptare per te udhetuar drejt vendeve te BE per te kerkuar pune dhe nje prirje e forte per tu larguar nga Shqiperia ne rast te sigurimit te punes ne nje nga vendet e Bashkimit Europian theksohet ne konkluzionet e sondazhit. Sipas Institutit Eunacal nga periudha 12 deri me 18 tetor te ketij viti jane intervistuar ne te gjithe vendin 2479 persona per te kuptuar perceptimet e qytetareve dhe biznesit shqiptar ndaj procesit te aderimit ne BE dhe prirjet e qytetareve shqiptare ne shfrytezimin e mundesise se udhetimit pa viza ne vendet e zones Shengen. Sipas perfundimeve 44 e tyre do te udhetojne per te takuar te afermit 34 per turizem 9 per biznes 8 per studime dhe 4 per te kerkuar pune. Nisur nga keto te dhena te grumbulluara nga sondazhi organizatoret dalin ne konkluzionin se te rinjte e grupmoshes 18-29 vjec dhe banoret e zonave rurale rezultojne te jene me te painformuarit mbi rregullat e udhetimit dhe qendrimit afatshkurter pa viza. Ne kete kuader hartuesit e ketij sondazhi theksojne se qeveria duhet te vazhdoje me informimin e te rinjve mbi te drejtat dhe detyrimet pas heqjes se vizave. Pertej kanaleve tradicionale te informacionit si TV gazeta radio etj. duhet te vihen ne perdorim dhe teknologjite ueb 2.0 si blogje lsquoWikipedia lsquoFacebook lsquoTwitter dhe lsquoYoutube theksohet ne rekomandimet e nxjerra. Po keshtu theksohet se duhet te vendoset nje numer telefoni falas per informimin e qytetareve qe kane paqartesi mbi rregullat e udhetimit dhe qendrimit pa viza. Sipas organizatoreve duhet te kete nje informacion me te bollshem per sa i perket te rinjve qe duan te studiojne dhe te punesohen jashte Shqiperise. Per me teper kerkohet edhe nje kujdes i vecante per informimin e te rinjve te zonave rurale duke vendosur ne dispozicion infrastrukturen e Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit qe zoterohet nga shkollat publike dhe zyrat e komunave.