Edi Rama, politikani i betejave te munguara
Nje pjese e madhe e njerezve ne Kosove qe interesohen per zhvillimet politike ne Shqiperi, e kane patur te veshtire te kuptojne se perse kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise, nuk do te kandidoje ne zgjedhjet e aferta parlamentare. Ky eshte nje vendim qe ka lene te befasuar edhe vete anetaret e partise me te madhe opozitare dhe qe me shume gjase do te ndikoje ne rezultatin e votimeve te 28 qershorit ne Shqiperi. Ne fakt, eshte nje rast i pazakonte kur lideri i nje partie qe synon te marre pushtetin dhe te drejtoje qeverine e ardhshme, shmang betejen kryesore, ate te marrjes te sa me shume vendeve ne parlament. Per rrjedhoje nuk eshte dhe aq e lehte per t'i dhene shpjegim faktit se perse mes mandatit te kryebashkiakut dhe atij te deputetit, ai zgjodhi te ruaje te parin. Eshte nje akt kompleks, ashtu si dhe vete karakteri i njeriut qe e ka ndermarre ate.
Ky eshte Edi Rama, i cili gjendet sot ne prag te betejes vendimtare per karrieren e tij politike. Nje beteje ku ai normalisht duhet t'i luante te gjitha kartat, perfshi edhe lenien e postit te kryetarit te Bashkise se Tiranes, per t'i dhene me shume kredo fushates elektorale. Doreheqja nga Bashkia, do t'u tregonte qytetareve se Edi Rama eshte i sigurt ne fitore, se ai e sheh veten si kryeminister te ardhshem te Shqiperise dhe jo si administrator vetem i kryeqytetit. Se ne fund te fundit, eshte nje lider i vertete i te majtes shqiptare dhe jo nje kalkulues i rrethanave dhe formulave elektorale.
Por Edi Rama beri ate qe ka bere gjithnje: shmangu betejen. Deri me sot ai nuk ka zhvilluar asnje te tille. Ka qene pjese e betejes por jo prijes i saj. Ka preferuar gjithnje te jete nen hijen e nje te fuqishmi, t'i rrije pas, here aktiv e here pasiv, dhe te perfitoje kur te vije momenti. Eshte rritur nen emrin e nje babai me influence gjate sistemit te kaluar. U shfaq si antikomunist, si anarkist, si publicist, etj ne kerkim te nje identiteti dhe perfundoi si minister i Kultures se nje qeverie socialiste, pas fteses se kryeministrit te atehershem, Fatos Nano. Qendroi nen hijen e Nanos, deri sa ky ra nga pushteti dhe beri menjehere aleance me kryeministrin e radhes, Ilir Meta. Per te arritur deri aty sa te kalonte ne krah te Pandeli Majkos, kur ky zuri vendin e Metes. Gjithnje numri dy, gjithnje pas atij qe kishte ne dore pushtetin dhe gjithnje i perdorur nga kryeministri i radhes per te goditur paraardhesin.
Edi Rama nuk beri beteje as per te marre kreun e Partise Socialiste. Nuk u ndesh kurre hapur me Fatos Nanon, por priti sa ky dha doreheqjen pasi humbi zgjedhjet e 2005-es dhe fale llogarive te bera, trashegoi partine me te madhe politike ne vend.
Biografia politike e Rames eshte nje shpjegim per mos kandidimin e tij ne zgjedhjet e 28 qershorit. Ai nuk eshte politikani i ndeshjeve vendimtare, ku luhet gjithcka ne fushen e betejes, por politikani i lojerave te vogla ku luhet gjithnje per te shpetuar dicka. I rritur politikisht nen hijen e dikujt tjeter, ai nuk di te jete lideri qe prin e as njeriu i pergjegjesive dhe vendimeve te medha. Ne proven e pare, e deshmoi kete.
Si nje politikan i llogarive, Edi Rama e ka menduar edhe skenarin nese i humbet zgjedhjet e 28 qershorit. Nuk do te jete ne parlament, por do t'i mbetet streha e tij, ku e ndjen veten me te sigurt, Bashkia e Tiranes. Jo vetem kaq. Gjithe ata te rinj qe te befasojne me padijen e tyre e qe jane servirur si politika dhe fytyra e re e Partise Socialiste, neser do te jene ne parlament.
Dhe ashtu si te perzgjedhurit e Bashkise se Tiranes, ata do te kene vetem nje zot. Kush tjeter pervec Edi Rames do t'u jepte atyre mundesine te arrinin aq lart? Me Bashkine e Tiranes dhe me nje grup parlamentar te bindur, Edi Rama do te tentoje ne rast te nje humbje te mundshme, te mbetet ne politike, e pse jo te vazhdoje te kete ne kontroll perseri Partine Socialiste.
Kater vite ne opozite, mund te jene te veshtira per dike tjeter, por jo per te. Rama praktikisht eshte kryeminister i mbi nje milion shqiptareve, ka nje buxhet te madh dhe nje pushtet ekonomik dhe mediatik qe buron prej postit te tij si kryebashkiak i Tiranes. Eshte i ri dhe mund te prese edhe kater vjet derisa Berisha te ike nga pushteti. Me keto llogari ne mendje, Rama nuk mund te jepte doreheqjen nga Bashkia dhe te kandidonte per te qene pjese e parlamentit te ardhshem. Ai i ka te qarte dy skenaret. Nese fiton me menyren dhe skemen qe ka zgjedhur, me ne fund ka shans per te qene nje lider maksimal. Nese jo, do te perpiqet te mos i humbase te gjitha. Te ruaje dicka per te mbetur ne loje. Sigurisht, nese do ta lene. A eshte i tille politikani i koheve moderne? Ndoshta, por ne politiken e madhe, shpeshhere duhet te guxosh shume me teper.