E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emocione nga vizita e Bajdenit

Qytetaret e Kosoves, viziten e nenpresidentit amerikan, Xhozef Bajden, e kane cilesuar si nje nga vizitat me te rendesishme qe i eshte bere Kosoves qe nga shpallja e pavaresise. Ata thone se me ardhjen e numrit dy te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, eshte konfirmuar edhe nje here mbeshtetja qe eshte duke iu bere Kosoves.

Shefki Jashari thote se vizita e nenpresidentit Bajden eshte nje vizite historike dhe nder i madh qe i eshte bere Republikes se Kosoves. "Edhe nje here e vertetoi me fjalen e tij qe Kosova do te jete e pandare dhe se njohja e pavaresise eshte e pakthyeshme. Eshte me rendesi per ne te rikonfirmohet prape kjo mbeshtetje nga administrata amerikane",thote Jashari.

Rabit Gashi, nderkaq, thekson se z. Bajden u prit si hero ne Kosove, ashtu sic edhe e ka merituar. "Besoj qe nenpresidenti Bajden ka ardhur me nje porosi per udheheqesit e institucioneve te Kosoves. Ne duhet t'i zbatojme dhe t'i degjojme se me siguri qe SHBA-te do te na perkrahin edhe ne te ardhmen, dhe per kete ne duhet t'i respektojme sugjerimet dhe idete e tyre", thote ai.

Aurora Beqiri thote se ndihet shume e lumtur. "Une, ardhjen e nenpresidentit Bajden ne Kosove e shoh si nje ngjarje mjaft te madhe per ne. Besoj qe edhe ne te ardhmen nenpresidenti do te ndihmoje ne zhvillimin e Kosoves", u shpreh ajo.

Xhevat Simnica, nje tjeter qytetar, shprehet i bindur se kjo vizite do te ndikoje ne hapjen e rrugeve te Kosoves drejt Bashkimit Evropian. "Eshte nje vizite, e cila na jep shprese per zhvillimin e Kosoves ne te gjitha sferat. Bajden eshte miku me i madh i Kosoves", thote Simnica.

Nderkaq, Avdush Morina mendon se nje vizite e tille do te sjelle stabilitet ne rajon. "Ai eshte i mireseardhur; e konsiderojme mikun me te madh te Kosoves. Mendoj qe politika amerikane duhet te mos ndryshoje karshi Kosoves", thote ai.

Edhe Osman Vitia, viziten e nenpresidentit Xhozef Bajden e konsideron si mbeshtetje dhe perkrahje per shtetin e Kosoves. "E gjithe Kosova e priti kete njeri te cmueshem, perkrahesin me te madh te pavaresise se Kosoves, njeriun i cili mbrojti interesat e kosovareve. Eshte dite shume e vecante per ne si popull. Kesaj here ne ditem te presim nje nenpresident ashtu si duhet", u shpreh Vitia.

Numri dy i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhozef Bajden, po qendron per nje vizite zyrtare ne Kosove. Ai sqaroi se pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme, kurse ruajtja e teresise territoriale te saj mbeshtetet fuqishem nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Nenpresidenti amerikan, Xhosef Bajden pohoi se "nje Kosove e pavarur eshte prioritet per administraten tone dhe per vendin tim dhe elementi kryesor ne politiken tone per te nidhmuar vendet e Ballkanit Perendimor dhe, per here te pare ne histori, per te qene te integruar teresisht ne Bashkimin Evropian".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›