E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama prej 10 vitesh në krye të Bashkisë Tiranë, asnjë banesë sociale të përfunduar

Lexoni me kujdes. Kryeqendra e vendit, Tirana, po përjeton një shumësi problemesh serioze, në kushtet kur për të nuk ekziston një buxhet efektiv, për të mbuluar investimet në infrastrukturë, shkolla, qendra sociale apo edhe banesa sociale. Dështimet e kryetarit të bashkisë kanë qenë të njëpasnjëshme, për të miratuar në Këshillin Bashkiak, një buxhet ku klasifikohen fonde pa destinacion dhe pa projekte konkrete. Tirana është kthyer në kryeqytetin e vetëm në Europë që nuk ka buxhet, dhe njëherazi i vetmi kryeqytet që jo vetëm nuk ka një buxhet, por nuk ka as kryetar, por veç një kryetar me korrespondencë. Pas shumë mungesash pa arsye, Kryebashkiaku Rama dje u shfaq të inspektonte ndërtimin e disa banesave sociale në Shkozë.
Mirëpo ka dhjetë vjet që Tirana nuk ka asnjë banesë sociale të lëshuar nga Bashkia e Tiranës. Dhe ju shpjegojmë se përse.
Në vitin 2006 u hap rruga për ndërtimin e banesave sociale, duke miratuar listën e transferimit të disa pronave të paluajtshme shtetërore për t’u përdorur për ngritjen e këtyre investimeve për strehimin e komunitetit të qytetarëve në nevojë. Në vitin 2008, Bashkia Tiranë krijonte tym dhe lojë me shifrat për strehimin e qytetarëve në nevojë në banesa sociale, por në Tiranë, asnjë gur nuk ishte hedhur ende për këto themele.
Puna për ndërtimin në Shkozë nisi realisht në fillim të 2009, kurse tani jemi në 2010 dhe Edi Rama sefte filloi të inspektojë ndërtimin e kompleksit në Shkozë, një punë e cila duhet të kishte mbaruar në fundvitin e 2008-s.
Gjithsesi kryebashkiaku Edi Rama spekulon hapur kur thotë se janë 400 banesa sociale (në kuadër të integrimit të pastrehëve), kur në të vërtetë sipas planit janë 350 të tilla (Këshilli Bashkiak i Tiranës, Vendim Nr.73 datë 10.11.2006). Veç në qoftë se 50 hyrje të tjera janë për llogari të shefit të bashkisë Edvin Rama, por kjo është një çështje tjetër, që organet kompetente duhet ta hetojnë.
Programi 10-vjeçar për Strehimin Social, të hartuar nga Bashkia e Tiranës kishte pretendime se në fazën e parë të vet (5 vjeçare) do të strehonte rreth 5022 familje, por në të vërtetë, Rama dje inspektoi 350 banesa sociale në ndërtim, pra ende të papërfunduara. Mirë edhe kaq, sepse ky projekt i ndërtimit të këtyre 398 banesave në zonën e ish-Uzinës së Autotraktorëve në Tiranë është financuar me kredinë e akorduar nga Banka e Këshillit të Europës (CEB) fillimisht me shumën 5,685,000 euro dhe më pas kësaj vlere iu shtuan 662,000 euro, duke e çuar shumën e kredisë në 6,347,000 euro.
Qytetarët e Tiranës kanë kërkuar të trajtohen nga programet sociale të parashikuara këto në ligjin e strehimit, por edhe pse vazhdojnë të aplikojnë, të pastrehët e kryeqytetit gjatë 6 viteve të drejtimit të Bashkisë nga Rama nuk i kanë ende shtëpitë e tyre. Politikat sociale për zgjidhjen e problemit të strehimit në kryeqytet vazhdojnë të mbeten premtime elektorale të Ramës, të cilat nuk janë të bazuara mbi një strategji konkrete. Gjithçka të çon tek mungesa e vullnetit të tij për ta zgjidhur këtë problem. Më konkretisht rezulton se brenda 5 viteve të mëparshme nga Bashkia e Tiranës janë identifikuar 5022 qytetarë që përfaqësojnë familje të pastreha, të identifikuara nga dokumentet e plotësuara prej tyre në Bashki, por që asnjëherë nuk patën fatin të pajisen me shtëpi. Sot po të lexosh statistikat mbi strehimin të botuar në Mars 2010 në sajtin zyrtar të bashkisë, kupton se në Tiranë janë plotësuar nga ana e qytetarëve 5022 formularë që u përkasin 11 Njësive Bashkiake të kryeqytetit, numër ky që i përket periudhës dhjetor 2005 - mars 2010. Ky është një rast flagrant i mosmbajtjes së premtimeve.
Strategjia për strehimin në kryeqytet, e shpallur nga kreu i Bashkisë së Tiranës, është një premtim që s’u mbajt kurrë. Kërkesat e shumta për miratimin e shesheve të ndërtimit, të dërguara si nga drejtuesit socialistë para vitit 2005 të Entit Kombëtar të Banesave, ashtu edhe nga ata aktualë ku Rama nuk është përgjigjur asnjëherë, vërtetojnë se merita e vetme që ka kryebashkiaku në zbutjen e strehimit, mbetet mashtrimi dhe bunkerizimi i kryeqytetit.
Kryeqendra e vendit, Tirana, po përjeton një shumësi problemesh serioze, në kushtet kur për të nuk ekziston një buxhet efektiv, për të mbuluar investimet në infrastrukturë, shkolla, qendra sociale apo edhe banesa sociale. Dështimet e kryetarit kanë qenë të njëpasnjëshme, për të miratuar në Këshillin Bashkiak, një buxhet me të cilin përcaktohen fonde pa destinacion dhe pa projekte konkrete.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›