E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama shqetësohet për sekuestrimin e pasurive të mafias, PD e cilëson si një shenjë ogurzezë të kapjes së PS nga krimi

Në mënyrë surprizë, Partia Socialiste ka ndërhyrë sot në debatin e çelur për ligjin e emertuar “Antimafia” duke e paragjykuar atë si antikushtetues, bile deputeti Damian Gjiknuri mbërriti deri atje sa ta cilësojë atë si një projekt që kërkon të amendojë ligje qe kerkojne tre te pestat. Ai ka dalë hapur kundër vendimit për lehtësimin e masës për zbatimin e sekuestros, duke u shqetësuar më shumë për të akuzuarit si të lidhur me mafian, sesa për të ndihmuar strukturat e specializuara të policisë. Zoti Gjiknuri thote se ky draft ligjor rrezon nje standart demokratik te vendosur nga Gjykata e Larte qe sekuestro mund te zbatohet vetem kur ka nje dyshim te arsyeshem, kur maxhoranca thote se ky vendim ka krijuar konfuzion duke argumentuar vendimin per ndryshimin e ligjit. “E thene ndryshe cdo qytetar qe ka vene pasuri mund te jete subjekt i masave dhe duhet te jape llogari per pasurine e tij. Ky ligj i jep kompetenca te gjera policise”, u shpreh ai.


Gjatë viteve të shkuara, disa herë emri i Edi Ramës apo emrat e drejtuesve të tjerë të lartë të PS-së janë përmendur në media si të përfshirë në afera me bandën e Aldo Bares, bandën “Hakmarrja për Drejtësi”, grupin e Nehat Kullës apo segmente të tjera kriminale, të cilat vendosën shumë pasuri, por që tashmë gjenden pas qelive të burgut, paçka se s’është marrë vesh ende se ku ndodhen pasuritë e tyre. Partia Demokratike disa herë ka folur për për marrëdhënie – sipas saj – mafioze, që ishin vendosur mes kryebashkiakut Rama dhe një grupi malavitozësh, të cilët në opinionin publik hiqeshin si biznesmenë emergjentë të sektorit të ndërtimit.


PD: Frika nga ligji antimafia e Partisë Socialiste, shenjë ndjellakeqëse e madhe për këtë Parti, por edhe për vendin


Ka reaguar menjëherë PD ndaj kësaj deklarate, duke e cilësuar atë si shenjën më të keqe që po i jepte opinionit publik formacioni politik i Edi Ramës. “Frika nga ligji antimafia i Partisë Socialiste është një shenjë ndjellakeqëse e madhe për këtë Parti, por edhe për vendin, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së PD, Erla Mëhilli. Nuk ka vend në botë ku opozita të ngrihet e të mos kërkojë forcimin e ligjit antimafia, si një kusht kryesor për luftën kundër krimit të organizuar.


Protesta e sotme e opozitës për këtë ligj është paradoksi më i madh i qëndrimit të saj. I rikujtojmë opozitës se ky është një ligj i kërkuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të liberalizimit të vizave. Ky është një ligj i hartuar nga ekspertët më të mirë shqiptarë dhe evropian dhe ky ligj është aktiv në shumicën e vendeve antare të BE-së. Ligji antimafia synon të godasë vetëm pasuritë dhe ekonominë kriminale dhe të garantojë plotësisht jetën dhe aktivitetin e bizneseve dhe qytetarëve të tjerë të vendit” përfundon reagimi zyrtar i Partisë Demokratike.



...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›