Zgjedhjet e 15 nëntorit, vetëm me 3 parti në garë
Pushteti vendor
Në fundjavë me datë 15 nëntor, rreth 45 mijë zgjedhës do të vendosin për krerët e 5 njësive vendore.
Për shkak të bojkotit të opozitës, për herë të parë në 20 vite pluralizëm, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka shumicën e anëtarëve në grupet e numërimit, ndërkohë ky proces zgjedhor ka regjistruar edhe pjesëmarrjen më të vogël të partive që është vënë re në këto vite, pasi janë vetëm 3 parti që garojnë ditën e diel.
Pavarësisht bojkotit të opozitës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur të gjithë infrastrukturën e nevojshme duke garantuar për një proces normal zgjedhor.
Këto zgjedhje zhvillohen në 5 njësi vendore pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, ku krerët e këtyre njësive vendore fituan mandatin e deputetit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar prej disa javësh, strukturën e shpenzimeve buxhetore për këtë proces zgjedhor që do të mbahet në pesë njësi vendore në disa qarqe të vendit. Partia Demokratike ka caktuar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit. Në njësinë numër 10 në Tiranë, ku qenë kryetar Gerti Bogdani do të garojë në emër të PD-së Blendi Fuga. Ndërsa LSI do të konkurrojë me kandidatin e saj, Gjergji Thomait. Kandidatët e tjerë të PD-së në njësitë e tjera vendore ku do të zhvillohen zgjedhjet vednore ditën e dielë, janë, për komunën Fierzë në Tropojë, Gjelosh Pepkolaj, për komunën Olltak në Berat Muharrem Hoxha, për bashkinë Klos në Mat, Ramazan Mjeshtri dhe Bashkinë Fushë-Arrëz, Alfred Qasa.