Mbajtem premtimin per vizat u rivendos dinjiteti i shqiptareve
Kryeministri Sali Berisha thekson se rritja ekonomike ne vend po vazhdon te jete e larte pavaresisht krizes globale
Kryeministri Sali Berisha komentoi dje pas vizites se zhvilluar ne panairin nderkombetar Vjeshte 2010-e situaten politike ne vend duke u shprehur se
zhvillimet me te fundit brenda parlamentit nuk mund te kene ndikimin me te vogel ne mazhorancen qeverisese. Kreu i qeverise u shpreh se kjo mazhorance eshte shume solide dhe kete po e verteton duke permbushur ne nje kohe te shkurter premtimin e saj madhor levizjen e lire te qytetareve brenda hapesires Schengen.
Duke folur pasi vizitoi panairin nderkombetar vjeshte 2010 shefi i ekzekutivit theksoi gjithashtu se rritja ekonomike ne vend po vazhdon te jete e larte pavaresisht krizes globale.
Sipas kryeministrit eksportet shqiptare jane rritur me 62 per qind vetem brenda 9 muajve te pare te ketij viti. Ky fakt per Berishen eshte treguesi me i mire i situates ekonomike ne vend pavaresisht perpjekjeve te opozites per te sjelle nje tjeter panorame. Berisha tha se skaneri me i mire i zhvillimit ekonomik te vendit eshte bere se fundmi nga prestigjiozja Forbes.
Eumlshte nje rast i shkelqyer per te pershendetur te gjithe sipermarresit e pranishem ne kete panair prestigjioz vecanerisht te gjithe sipermarresit shqiptare te cilet duke kombinuar aftesite kurajen mendjemprehtesine dhe kuadrin e shkelqyer te reformave te qeverise kane bere qe Shqiperia te jete nje vend i vertete suksesi te madh. Sukses i cili shkelqen edhe me shume per shkak te reve te shumta qe mbulojne qiellin e ekonomise rajonale evropiane dhe boterore. Ne qofte se do ti referohemi serish qiellit ketu diellin rete nuk e kane zene. Ketu rritja ekonomike vazhdon. Ketu takova firma qe eksportonin intensivisht ne vende te BE ne Itali dhe ne vende te tjera kontributore keto te nje rritje prej 62 per qind te eksporteve ne 9 muajt e pare te ketij viti krahasuar me 9 muajt e pare te vitit te kaluar u shpreh kryeministri Berisha.
A keni ndonje koment per largimin e zotit Dritan Prifti dhe Paulin Sterkaj nga mazhoranca dhe akuzat e tyre
Une sot po flas ketu per suksese ekonomike boterore. Problemi eshte i thjeshte hiqini syzet e thashethemnajes mediatike dhe shihni prozhektoret e realitetit.
A eshte e forte mazhoranca me dy deputete me pak
Absolutisht me e forte se asnjehere. Dhe kjo mazhorance ju garantoj se brenda nje kohe shume te shkurter realizon premtimin e saj me te madh te ketij 4-vjecari realizon levizjen e lire te shqiptareve. Kjo mazhorance beri qe me reformat e veta ti jape ekonomise shqiptare impaktin zhvillimin me te madh ne tere historine e saj. Kjo mazhorance eshte mazhorance e integrimit dhe e suksesit.
E sigurt deri ne 2013 pa zgjedhje te parakohshme
Ju flisni per 2013 kurse une mendjen e kam tek 2017-a...
Nga takimi i fundit qe ka pasur komisioneri Fyle me Ministrin e Puneve te Jashtme zotin Haxhinasto eshte lene te kuptohet se Shqiperia rrezikon statusin e vendit kandidat. A e prish kjo festen e madhe qe perfaqeson liberalizimi i vizave
Asgje nuk mund te prishe aktin madhor historik te shumepritur prej shekujsh nga shqiptaret. Ky akt eshte kurora me e shndritur e perpjekjeve te shqiptareve per integrimin ne BE. Ata te cilet duan te mbeten zemerthyer nga ky akt dhe qe sapo moren vesh se po behej shpallen protesta une i ftoj qe te gezohen. Po ju them se vizat jane nje nga arritjet me madhore te shqiptareve qe nga pavaresia e tyre. Vizat jane misherim i asaj qe projektonte Sami Frasheri. Vizat jane nje rivendosje e plote e dinjitetit te qytetareve shqiptare ne raport me lirite evropiane. Pas ketij akti liria shqiptare behet liri evropiane.