Heqja e vizave ja penalitetet per shkeljen e afateve te qendrimit

Procesi i liberalizimit te vizave me vendet e hapesires Schengen rrezon te gjitha barrierat fizike dhe ato psikologjike te akumuluara nga shqiptaret prej dekadash per te udhetuar ne keto vende. Tashme kur eshte ndezur drita jeshile nga Parlamenti Europian dhe procesi eshte drejt finalizimit per autoritet shqiptare del nje tjeter detyre ajo e nisjes se nje fushate sensibilizuese lidhur me detyrimet dhe perfitimet qe rrjedhin prej liberalizimit te vizave.
Sipas Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Jashtme njeherazi dhe kryenegociator i pales shqiptare per procesin e liberalizimit te vizave Gazmend Turdiu shqiptaret mund te qendrojne ne zonen Schengen 90 dite njeheresh ose jo ne nje periudhe 6-mujore. Ne rast te shkeljes se ketyre rregullave legjislacioni i Schengenit parashikon penalitete.
Qe nga casti i hyrjes nje person mund te qendroje 90 dite ne vendet e zones Schengen.
Me pas ai duhet te kthehet dhe vetem pas 180 diteve mund te niset perseri drejt vendeve te zones ku mund te qendroje edhe 90 dite te tjera. Po u shkel ky rregull atehere legjislacioni i lsquoSchengenit ka penalitete qe shkojne deri ne 5 vjet mos shkelje ne kete hapesire u shpreh kryenegociatori shqiptar per vizat Gazmend Turdiu.
Turdiu sqaron dhe rastet kur shtetasit shqiptare kerkojne te qendrojne me gjate se 90 dite. Ketu ai kategorizon individet qe kane interes punesimi ne vendet e Shengenit te rinjte te cilet kerkojne te ndjekin studimet e larta apo dhe rastet e bashkimit familjar.
Studentet marrin vize me leje te gjate qendrimi edhe ata qe duan te punesohen marrin me pare leje pune nje kontrate nga ai qe do ti punesoje e me pas shkojne marrin vize punesimi ne ambasade ndersa per bashkimin familjar ndiqen rregullat e vendeve pritese. Te gjithe te interesuarit paraqiten ne ambasade per vize D theksoi Turdiu.
Per te udhetuar ne vendet e Schengenit marreveshjen e te cilit nuk e njohin Anglia dhe Irlanda me pare nevojitet nje pasaporte biometrike.
Deri me tani numri i shtetasve shqiptare te pajisur me pasaporta biometrike ka arritur mbi nje milion nderkohe qe numri i aplikimeve eshte 1 milione e njeqind e 6 mije.