Edi Rama tallet me miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë
Në aktivitetin e “Fridrich Erbert”, fondacionit gjerman të PSD-së, Edi Rama konfirmoi dje se s’respekton asnjë gjuhë diplomatike, asnjë respekt për atdheun e vet dhe asnjë respekt për mysafirët e huaj e për ata që e ftuan. Duke përdorur të njëjtën gjuhë tallëse për Shqipërinë, për ekonominë e për njerëzit e saj, ai konfirmoi dje se s’del dot përtej llogores së militantëve të nomenklaturës e s’e s’do të ngrihet asnjëherë në lartësinë e burrit të shtetit që do të mund të qeverisë një vend anëtar të NATO-s e të BE-së
I gjendur prej kohësh në një rreth vicioz, nga i cili nuk po gjen forca e kurajë të dalë, Edi Rama, përkundrazi po demonstron më së shumti prirje për tu zhytur më thellë në llumin e këtij rrethi vicioz, që sigurisht e ka krijuar vetë. Pjesë të zhytjes gjithnjë e më thellë në këtë llum, kryesocialsiti ka bërë mënyrën tallëse të sjelljes së tij. Kjo mënyrë tallëse, guximshëm nga ana e Edi Ramës po kapërcen kufijtë e partisë dhe të familjes (për aq sa mund të ketë vend koncepti familje për Edi Ramën).
Pasi kemi dëgjuar thagma nga më të ndryshmet se si tallet me “x” deputet të PS-së, apo me “y” grua të jetës së tij, i ndërgjegjshëm se fusha e lojës parti-familje (pas daljes nga fusha e lojës së bashkisë), është shumë e vogël dhe e pamjaftueshme, së fundmi ka marrë guximin ta kapërcejë këtë fushë “të vogël” loje.
Duhet sjellë në vëmendje, se vetëm dje, e arriti që në dy daljet publike, të demonstrojë veç një mënyrë sjellje, atë të talljes...
... Ndërsa paradite talljen e tij e demonstroi me “emërimin” e Daut Gumenit si “lideri i opozitës morale”, pasdite, guximi në kufijtë e të marrit shkoi edhe më tej, kur duke zgjedhur ceremoninë e 20 vjetorit të themelimit të Fondacionit gjerman “Friedrich Ebert”, kapërceu kufijtë administrative të Shqipërisë..., duke u ndalur me sjelljen tallëse të tij…, përballë ndërkombëtarëve.
Në aktivitetin e djeshëm të Fondacionit “Fridrich Erbert”, Edi Rama jo vetëm me pjesëmarrjen e tij konfirmoi se nuk ka asnjë respekt për atdheun e vet, por se ai nuk asnjë respekt për mysafirët e për ata që e ftuan dhe se, as nuk respekton asnjë gjuhë diplomatike.
Mungesa e respektit (tallja) për atdheun e vet nga ana e Edi Ramës, dukshëm binte në sy dje kur në fjalën e tij nuk bënte as përpjekjen më të vogël për të mos e fshehur atë që vetëm ai e beson, “kohën e vështirë për Shqipërinë”. Më pas, ai nuk harroi të shprehte edhe atë që tashmë dihet, që është vetëm dëshirë e tij, “rreziku i dështimit të përsëritur në aplikimin për statusin e kandidatit për Bashkimin Europian …
Në fakt kjo tendencë tallëse e Edi Ramës me atdheun e vetë, nuk është e re…
… Këtë e ka bërë edhe herë tjetër më parë, kur vetë është vetëkënaqur me shpresën e mos-hyrjes së Shqipërisë në NATO, sepse të mastrubuarit nga ana e tij me vdekjen aksidentale dhe të rëndomtë të Kosta Trebickës, ai e quante jo vetëm një “kënaqësi”por edhe kusht që do i mundësonte të shijonte një ëndërr me sy hapur (sikurse ndodhi), atë të mos-hyrjes së Shqipërisë në NATO…
… Këtë e ka bërë edhe në prag të liberalizimit të vizave për shqiptarët, kur tallej me këtë proces në mënyrën më tallëse, por këtë herë edhe me Valentina Leskajn, të cilën e nxirrte “të kërcënonte” Europën, me “pushtimin” nga një milionë shqiptarë të papunë…
Duke i qëndruar “besnik” tendencës së Edi Ramës, për kapërcimin me talljen e tij të kufijve administrativë të Shqipërisë, dje ai e çoi këtë hobby edhe më tej, kur në prani të ministrave e ambasadores gjermane, u tall me gjithë dashamirësit ndërkombëtarë, jo vetëm mikpritës dhe të ftuar, në ceremoninë e 20 vjetorit të themelimit të Fondacionit gjerman “Friedrich Ebert”.
Kjo tip tallje e Edi Ramës, gjendej jo aq e fshehur dje kur, ai kishte vënë të njëjtën kasetë dhe amplifikonte të njëjtat premtime për “kursin e ri politik”, për “ nismat e reja parlamentare për reformën zgjedhore”, si edhe “për gatishmërinë për tu bërë pjesë e një procesi demokratik e transparent parlamentar, që t’i kthejë votimet me 3/5-tat, në jetësim të një vizioni kombëtar e europian për shtetin shqiptar”.
Këto fraza tallëse, të artikuluara së fundmi edhe mbrëmë nga Edi Rama, nuk janë të reja. Dhe që këto fraza janë tallëse dhe sa “për ti hedhur hi syve ndërkombëtarëve”, sikurse janë artikuluar prej kohësh nga vetë kryesocialisti, janë konfirmuar si të tilla (tallëse), nga ndonjë Vasilikë Hysi, apo Gramoz Ruçi, që ndërsa i kanë përsëritur si papagaj, “ju kanë vënë ndonjë bisht nga mbrapa”…, të tipit “kusht”…
Që “premtimet” e mbrëmshme të kryesocialistit, nuk janë asgjë më shumë se një tallje e ripërsëritur prej atij “sa për ti hedhur sy ndërkombëtarëve”, nuk është çudi të rikonfiormohet për të disatën herë, sot…, nesër…, pasnesër…, kur të dalë Vasilika Hysi e radhës, apo Gramoz Ruçi i radhës dhe t’ju shtojë “bishtin-kusht”, që “harroi” dje jo aq pa dashje, tua shtonte Edi Rama.
Kulmi për ditën tallëse të djeshme të Edi Ramës, ka qenë në fundin e fjalës së tij, kur pa respektuar asnjë gjuhë diplomatike, “u lut” që, “kriza ekonomike të mos ndikojë në financimin që shteti gjerman i bën këtij fondacioni, se as nuk bëjmë dot gjë për ta ndihmuar në rast shkurtimi të fondeve”, duke “i qarë hallin”, për atë që ai nuk do të mund ta ndihmonte Gjermaninë, në rast se “profecia” e tij do të realizohej…
Duke përdorur të njëjtën gjuhë tallëse për Shqipërinë, ekonominë e njerëzit e saj, për miqtë e dashamirësit ndërkombëtarë të Shqipërisë, por duke demonstruar edhe një mungesë gjuhe diplomatike, Edi Rama tregon se edhe në një ceremoni kortezie të tipit të përkujtimit të 20 vjetorit të një fondacioni, ai s’del dot përtej llogores së militantëve të nomenklaturës e s’do të ngrihet asnjëherë në lartësinë e burrit të shtetit që do të mund të qeverisë një vend anëtar të NATO-s e të BE-së...