E Diel, 1 Nëntor 2026

“Edi Rama të dorëhiqet, e ka humbur besimin si kryetar i bashkisë së Tiranës”

Partia Demokratike reagon pas mbledhjes që organizoi Edi Rama me vartësit e bashkisë dhe familjarët e tyre

Partia Demokratike deklaron se buxheti i bashkisë së Tiranë për vitin 2009, nuk do të miratohet, për sa kohë nuk parashikon ndërtimin e banesave sociale, kur dihet se në Tiranë ka më shumë se 3000 familje të pastreha, dhe njëherazi nuk parashikon krijimin e mundësive të punësimit për qytetarët e Tiranës, por me të synohen qëllime dhe interesa të ngushta klienteliste. Takimet e sforcuara nuk mund t’i shërbejë si alibi Ramës, për mos miratimin e buxhetit të bashkisë

Leonard Quku
TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, pas disfatës që pësoi me buxhetin e ri të bashkisë për vitin 2009, organizoi dje me dhunë dhe kërcënime verbale, një mbledhje të jashtëzakonshme në “Pallatin e Kongreseve”, me logon manipuluese “diskutim i hapur për buxhetin e Tiranës”.
Lidhur me këto përpjekjet të dështuar, Partia Demokratike reagoi dje, duke ripërsëritur kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës, nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, ndërsa ka denoncuar sjelljen e Ramës, i cili po përdor metoda jo etike, duke detyruar me dhunë verbale punonjësit e bashkisë, që të ndjekin konferencat dhe mbledhjet qesharake që ai organizon për hir të frikës që e karakterizon që nga humbja e duelit për buxhetin e 2009-ës me anëtarët e Këshillit Bashkiak, të cilët vetëm para pak ditësh, rrëzuar me shumicë votash një draft-buxhet të propozuar nga kryebashkiaku dhe që me të synoheshin realizimi i interesave të ngushta klienteliste dhe jo interesi i përgjithshëm i komunitetin dhe taksapaguesve kryeqytetas.
Zëdhënësi i selisë së PD-ës, Gerti Bogdani, u shpreh dje se “takimet e sforcuar të Edi Ramës, me punonjës të bashkisë dhe edukatore çerdhesh dhe kopshtesh, të kërcënuar me vendin e tyre të punës me listë-prezencën në takim, nuk mund t’i shërbejë si alibi Ramës, për mos-miratimin e buxhetit të Bashkisë për 2009-ën. Rama duhet të kuptojë se buxheti i bashkisë së Tiranës për vitin 2009 nuk është votuar në Këshillin Bashkiak, sepse nuk parashikon ngrohjen e shkollave për nxënësit e qytetit të Tiranës, nuk parashikon ndërtimin e shkollave të reja, nuk parashikon ndërtimin e banesave sociale-problem ky që Rama për 9 vjet me radhë ka dështuar të zgjidhë, për më shume se 3000 familje të pastreha në Tiranë, nuk parashikon ndërtimin e qendrave sociale, dhe për më tepër nuk parashikon krijimin e mundësive të punësimit për qytetarët e Tiranës”, tha Bogdani.
Sipas tij, “Rama duhet të kuptojë se buxheti i Bashkisë së Tiranës nuk është votuar në Këshillin Bashkiak, sepse ai nuk denjon të marrë pjesë dhe ta mbrojë atë në mbledhjet e Këshillit. Dhe ky takim i sforcuar dhe me detyrim, nuk shërben për gjë tjetër, veçse që punonjësit e Bashkisë të shohin Ramën ‘live’ pas kaq kohësh që ai e ka braktisur Bashkinë e Tiranës.
Zëdhënësi i Partisë Demokratike shtoi më tej se Rama e ka humbur besimin si kryetar i Bashkisë, sepse ky buxhet përfaqëson nevojat e qytetarëve të Tiranës dhe kërkesat e Njësive Bashkiake të Tiranës, dhe zgjidhaj e duhur për të është të japë dorëheqjen.
“Rama duhet të kuptojë, se ka kaluar koha e komunizmit, kur gjysëm-dajo i tij Sofo Lazri, në një kohë kur shqiptarët vuanin nga uria, kthehej në Shqipëri me çmimin botëror të ushqimit. Nëse Rama mendon se shqiptarët mund të gënjehen ende si në atë kohë, atë herë ai duhet, e theksojmë, duhet të japë dorëheqjen”, nënvizoi Bogdani.

LSI paralajmëron se do t’i kërkojë llogari kryebashkiakut të Tiranës deri në qindarkën e fundit

“Edi Rama ka principin e vjedhjes sa më shumë, duke bërë sikur punon”

TIRANE - Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, ka akuzar dje gjatë një konference për shtyp kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama, i cili sipas tij, “duke pasur principin që të bëjë sikur të punojë dhe të vjedhë sa më shumë, mendon se kështu mund të qeveriset Tirana, por kjo nuk është filozofia e LSI”.
Reagimi i drejtuesit i numrit dy të LSI-së, erdhi menjëherë pas akuzave të hedhura nga kryebashkiaku Edi Rama për shkak të rrëzimit të projektbuxhetit të bashkisë së Tiranës për vitin 2009.
Fillimisht Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, ka kritikuar mënyrën sesi Rama kërkoi që të shiste takimin e djeshëm në Pallatin e Kongreseve, si një konsultë të gjerë të qytetarët që në fakt ishin thjesht administrata e tij bashkiake.
Më tej ai theksoi vendosmërinë e LSI-së për të mos e votuar këtë projektbuxhet për sa kohë ky i fundit nuk reflekton aspak nevojat e qytetarëve por është në funksion të aferave të shumta korruptive në bashkinë e Tiranës.
Vasili ka denoncuar gjithashtu edhe Edi Ramën, i cili bën sikur punon, por në fakt vjedh.
“Edi Rama, duke pasur principin që të bëjë sikur të punojë dhe të vjedhë sa më shumë, mendon që kështu mund të qeveriset Tirana. Por, kjo nuk është filozofia e LSI. Kjo është filozofia e Edi Ramës dhe këtu ndahen dhe qëndrimet tona lidhur me këtë çështje. Njëkohësisht, ne nuk kemi ndërmend dhe nuk do të pranojmë asnjë lloj kompromisi me buxhet-rrumpallat, të cilët nuk kanë lidhje me interesat e qytetarëve të Tiranës, por kanë lidhje me interesa të ngushta e klienteliste, qoftë të Leprave e Kokëdhimave që i qëndrojnë përkrah. Pra, janë qartësisht të lidhura me interesa të një karakteri tjetër, por jo të zgjidhjes së halleve të qytetarëve të Tiranës”, u shpreh më tej Petrit Vasili.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›