E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Bush nderon Toni Bler me medaljen më të lartë civile të SHBA-ve

Ish-kryministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, të mërkurën erdhi në Washington, për të marrë medaljen më të lartë civile, me të cilën Presidenti në ikje e SHBA-së, miku i tij i madh George W. Bush, e nderoi atë, me motivin: "I palëkundur në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundra terrorizmit", deklaroi dje, Shtëpia e Bardhë. Kjo medalje për ish-kryeministrin Tony Blair, vjen pas medaljes së marrë nga Kongresi Amerikan, me të cilën ai u nderua në vitin 2003. Tony Blair në arenën ndërkombëtare ka marrë vleresimet maksimale, për një punë shumë të mirë me vendimin për t'iu ngjitur ish-Presidentit amerikan Bill Clinton, me 1999 me nderhyrjen në Kosovë. "Medalja e Lirisë" u jepet nga Presidenti i SHBA-së, personave të veçantë gjatë një presidence, si vlerësim për rolin dhe kontributin e tyre. Duhet shtuar se Presidenti Bush, po me të njëjtën medalje ka nderuar po me të njëjtin motivacion edhe Presidentin e Kolumbisë, Alvaro Uribe si dhe kryeministrin e Australisë John Howard. Me "Medaljen e Lirisë", çmimin që njihet si shpërblimi më i lartë civil në SHBA, është nderuar edhe ambasadori fuqiplotë i SHBA-së, në Bagdad, Ryan Crocker. Zëdhënësi për shtyp i ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, thotë se ky çmim për Tony Blair, është "nderi i madh" që po i bën SHBA-ja. "Ky çmim është edhe një vlerësim, dhe reflektim i kurajos të gjithëve atyre burrave e grave me uniformë ushtarake, që shërbejnë në Forcat Ushtarake, duke bërë sakrificën më sublime, për paqe, siguri, liri e demokraci, dhe të mbrojnë të drejtat e njerëzve, anembanë botës. Ky është nderimi më i lartë gjatë 20 viteve karriere politike, për ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Tony Bler. Në ceremoninë e dorëzimit të medaljes morën pjesë një numër personalitetesh amerikane, angleze dhe kolumbiane. Analistët amerikanë e kanë vlerësuar liderin britanik, Tony Blair, si njeriun i cili arriti të ngrejë gjatë periudhës së tij, marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara deri në zenit, në një nivel thonë ata të pa parë ndonjëherë në historinë e të dy vendeve.
Medalja presidenciale "Medalja e Lirisë", filloi të jepet për her të parë nga Presidenti Harry Truman në vitet ’50, për të nderuar civilët që kan dhën kontribut të madh për interesat amerikane, paqen në botë, ose përpjekjet në fushën e kulturës, shkencë, artit, sportit dhe mjeksisë. Ndër personat që janë nderuar më parë me këtë medalje janë: Pope John Paul II, fituesja e çmimit Nobel, Nënë Tereza e shqiptarëve(ish Presidenti amerikan Ronald Reagan më 21 qershor 1985 , shpërbleu me çmimin Medalja e Lirisë Nënë Terezen), John Kenndy, Nelson Mandela, Simon Wiesenthal, Colin Powell, Ronald dhe Nancy Reagan, Gerald dhe Betty Ford, Billy Graham, Jesse Owens,Wesely Clark, Irving Berlin, Walt Disney dhe John Wayne .

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›