E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edi Rama të kërkojë falje, figura e infermierit jo ajo që paragjykon ai”

25-03-2013 / Gazeta 55

Reagon Urdhri i Infermierit, i cili përfaqëson 16 mijë infermierë

Infermierit të Shqipërisë shpreh indinjatën lidhur me përbaltjen e figurës morale dhe profesionale të infermierëve dhe të bluzave të bardha.

“Rama mund të mendojë se puna që infermierët  bëjnë është një lojë, një rreng i lirë për të përvetësuar një burrë, por jo, kjo punë për pacientët tanë është sakrificë dhe mund për shpëtim jete. Çdo ditë, infermierët japin kohë, mund dhe përkushtim nga vitet e tyre të trajnimit mjekësor , për të ofruar kujdes profesional dhe për fat të keq, Edi Rama nuk mundet të tregoje as 5 minuta në një podium, të njëjtin profesionalizëm”, është shprehur presidenti i USH-së, Sabri Skënderi, në një konferencë për mediat.
Sipas tij, figura morale dhe profesionale e infermierëve nuk është dhe nuk mund të jetë ajo që paragjykon Kreu i PS-së Edi Rama por, infermierët janë heronj të vërtetë që në kushte të vështira dhe me ato paga që kanë sakrifikojnë nga jeta e tyre për të shpëtuar jetët njerëzore.
Për këtë arsye, sipas tij, “Rama të kërkojnë falje për komentet e tij seksiste dhe demonizuese, që janë fyerje për gjithë infermierët, të afërmit e tyre”.
Në reagimin ndaj akuzave të Ramës, Urdhri i infermierit të Shqipërisë deklaroi se në bashkëpunim me shoqatat dhe sindikatat e tyre do të jetë në krye të misionit për të rritur cilësinë e kujdesit ndaj pacientit, etikën dhe nivelin profesional, por edhe për të mbrojtur dinjitetin dhe figurën morale të anëtarëve të vet.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›