E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manipulatorët e sistemit

25-03-2013 / Nga Skënder Mulliqi

Vetë njeriu është kreator i sistemit. Por bie pyetja a janë të gjithë kreator të një sistemi. Sigurisht se jo. Kur dikush tenton të ndryshon diçka në të mirë nuk e ka këtë mundësi, së nuk i lejohet nga ata që janë kreator të një sistemi të tillë. Kur punët nuk shkojnë mirë si zakonisht fajtor është sistemi. Kur dikush që kryen punë shtetërore, apo në ndonjë sferë të tjetër të jetës, për mos punën e tij, si mbulesë e ka sistemin. Sistemi në të shumtën e rasteve shfrytëzohet si arsyetim, e jo së duhet përmbajtur sistemit për të qenë në shërbim të popullit e jo individit të caktuar. Ose të shfrytëzohet sistemi për ti ikur përgjegjësisë. Kur të shkojmë për të kryer ndonjë punë administrative shpesh zyrtarët shërbehen më thënien se gjoja sistemi nuk e lejon që puna të kryhet ndryshe. Kjo tërheq me veti mos përgjegjësinë në vendin e punës, neglizhencën apo arsyetimin e rremë karshi palës që kërkon që puna t’i kryhet. Asnjë sistem nuk vjen vetvetiu, ai është produkt i njeriut. Sistemet e këqija si zakonisht janë produkt i një grupi të njerëzve të cilët, e shfrytëzojnë sistemin për t’i realizuar interesat e pakicës në kurriz të shumicës. Gjatë historisë njerëzore edhe u formuan sisteme diskriminuese, duke u thirr në shumicën si mbulesë  për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. Kjo vlen më së shumti për sistemet dehumanizuase diktatoriale. Sistemet e tipit diktatorial janë sisteme më të cilat shërbehen të fuqishmit, të paprekshmit e sistemit. Edhe pse sistemet diktatoriale tashmë i takojnë të së kaluarës, këtu tek ne ende nuk është tejkaluar logjika diktatoriale e të menduarit dhe të vepruarit. Sistemet diktatoriale si në formë ashtu edhe në brendi janë sisteme përçarëse të popullit. Por të flasim pak se si punët po shkojnë në Kosovë në këtë fazë tranzicioni. Si pushtetarët e deri diku edhe krerët opozitarë sikur tashmë kanë krijuar një përvojë për tu thirrur në popull, dhe pastaj për të manipuluar po më këtë popull. Kësaj i thonë paturpësi e madhe, që nuk përkon me moralin dhe me rregullat e demokracisë së sjelljes. Në çdo vend të zhvilluar me ndonjë përjashtim të vogël përfillen interesat e popullit. Mënyra se si po paraqitet në opinion kjo kastë politike është shumë stereotipe, që nuk përkon me realitetin dhe as me interesat e popullit. Dhe për çudi të gjitha këto manipulime në kurriz të popullit, ende po iu pinë ujë. Ekzistojnë disa mendime në popull për politikën dhe për njerëzit e politikës në Kosovë. Ne rrëfimin e parë për politikën dhe kreatorët e saj, mendohet së politika është një punë jo e hajrit, së politikanët janë hajna, njerëz që shantazhohen lehtë, që mashtrojnë popullin dhe deri në fyt të korruptuar. Rrëfimi i dytë është për djemtë të këqinj dhe për djemtë pak më të mirë në politikë. Në rrëfimin e tretë mendohet së vetëm disa meritojnë të mbeten në pushtet dhe kjo është një përqindje shumë e vogël. Rrëfimi i katërt është së në Kosovë sot nuk mund të flitet për politikën si artë dhe as të flitet se kemi politikan të dijshëm. Për shumë kënd në strukturat e shtetit as që ka fare popull. Për këtë popull nuk po ka ndryshime pozitive ose ato janë modeste, dhe është më rëndësi së  atyre nuk po iu përmirësohet jeta. Dhe te shumica po mbretëron defetizmi së as Zoti nuk mund tu ndihmojë. Popullit i ka mbetur shpresa, ndërsa atyre që i thonë vetit së janë politikanë po i kanë në duar të gjitha parametrat dhe arsenalin  propagandistikë manipulues në disponim. Dhe krejt në fund, këto stereotipe këtyre politikanëve dhe propaganduesve të tyre janë duke u shkuar për shtati mirë rrjedhat e deritashme. Populli gjithnjë e më shumë po pëson si pasojë e një politike të tillë që është instaluar qëllimisht dhe krejt për interesa të ngushta të oligarkisë politiko-financiare. Deri kur do të manipulohet me popullin mbetet të shihet në zgjedhjet e ardhshme  lokale dhe në zgjedhjet nacionale. Një vetëdijësim më i madh i popullit ishte dashur më në fund të ndodhë, që tu ndërpritet rruga të gjithë manipulatorëve të sistemit, në të kundërtën edhe për shumë vjet ia pafshin hajrin jetës më shumë të keqe sesa të mirë…

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›