E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama u ka mbyllur dyert sot qytetarëve të Tiranës.

Ministria e Brendshme ka lëshuar para dy ditësh një udhëzim sipas të cilit gjendja civile duhet të jetë në dispozicion të qytetave edhe ditën e shtunë. Po ashtu sipas këtij udhëzimi punonjësit të cilët nuk do ta ofrojnë këtë shërbim, pra nuk do të mbajnë hapur dyert për qytetarët do të ndëshkohen me gjobë deri edhe në largim nga puna. Mw tej në vendimimin e Ministrisë së Brenshme theskoset se dhënian e kartava të identitet është një shërbim i cili shmaget të gjithë tajsave, pra për të marrë një kartë identeti qytetari nuk duhet të paguajë asghë më tepër veçse çmimit të saj. Po ashtu sipas këtij vendimi të drejtën për të marrë një kartë identiteti e ka cilido qytetar i republikës pavarësisht nëse ai ka qenë ose jo një pagues i rregullt i taksave të shërbimeve të tjera. Pra një letërnjftim, sipas këtij urdhëri lëshohet edhe nëse një qytetar nuk i ka paguar taksat. Por sot është ditë e shtunë dhe të gjithë minibashkitë e tiranës të cilat drejtohen nga të majtët i kanë dyert e mbyllura. Nga një vëzhgim i kryer nga gazeta, trezultoi se qytetarët janë në radhë, madje kanë dalë që herët në mëngjes, dhe vetëm nga dreka janë njoftyuar se dita e sotme për ta kishte qenë ditë pushimi. “Unë kam tre orë që pres para kësaj dere dhe tani e mora vesh që sot është pushim. Mbrëmë doli ministri vetë dhe tha se sot është ditë punë. Vijmë këtu dhe gjemë derën mbyllur. Mua kjo më prish punë. Djali ikën nga Shqipëria, karta i duhet, këta mbyllin derën. Unë nuk i kuptoj çfarë janë këta. Imagjino ata nuk i zbatojnë vetë vendimet” shprehen qytetarët.

Por kush është e vërteta e takësës

Më lart në shkrim cituam disa pjesë të udhëzimit të minitrisë, sipas të ciluit, pajisja me kartë shmanget nga taska për të dhe dhe nga taksat e tjera. Pët këto minibashkitë që sot janë të mbyllura, edhe pas urdhërit kanë vijuar të shkelin udhëzimin. Duke i kthyer qyterat pa gjë. Pjesa më e madhe e tyre nuk jetojnë në vend, dhe sipas minibashkive duhet të paguajnë taksën e pastrimit. Ata nuk kryejnë ndotje sepse nuk jetojnë këtu. Gjithçka fshihet pas realizimit të planit të tyre. Por e vërteta është tjetër. Ata janë të urdhëruar që të jenë pengesë e pajisjes së qytetarëve me karta. E për më tepër kryejne edhe vjedhjen e kësaj takse. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›