E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramët dhe Topi në deklaratë të përbashkët

Pas mbylljes së çështjes “Basha” ditën e djeshme, Përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme deklaruan se pavarësisht këtij vendimi hetimet do të rinisin edhe një herë nga e para. Që do të thotë se kjo prokurori nuk do të heqë dorë nga akuzat e saj duke mos respektuar kështu vendimin e gjykatës. E ndërkohë që në gjithë këtë rrëmujë që u krijua për këtë çështje ku i akuzauari doli se nuk kishte kryer asnjë veprim antiligjor, nuk kishte vjedhur dhe nuk kishte bërë asgjë tjetër veçse kryerjen e detyrës, ku në fakt i akuzuar duhej falenderuar për një vepër gjigande që tashmë edhe pak ditë e ndajnë nga përfudimi i saj. Prokuroria ka mendimin e saj se Basha edhe pse ligjërisht është i pafajshëm sërish do të ngrejë akuzë kundër tij. Një prokurori që ecën me me parimin “gërmo se një gjë do të dalë, e nës mos daltë, punë e madhe”. Disa mund të mendojne se kjo prokurori është e pavarur, se nuk ka asnjë lidhje mes Ramës së prokurorisë, asaj të Bashkisë dhe Topit të shtetit. Le të mendohet në një moment sikundër kjo të jetë vërtet kështu. Dhe mënjerë lindin një sërë pyetjesh. Nëse nuk ka asnjë lidhje mes Ramës së Bashkisë dhe dhe Ramës së prokurorisë pse na del Rama i parë me një deklaratë të njëjtë. Sot nga tunelet e Partisë Socialiste doli ish ministri i socialist i financave dhe tha se hetimet duhet të vazhdojnë. Edhe prokuroria tha dje të njëjtën gjë. Nëse nuk ka lidhje mes tyre përse ai kundër të cilit bërtitet në zyrën e shtypit në PS vihet nën hetim në prokurori. Apo këto janë thjeshtë rastësira. Një nga institucionet shtetërore, Prokuroria e Përgjithshme, dje ka bërë një deklaratë e cila është qartë kundër një vendimi gjykate. Por nga ana tjetër Bamir Topi është njeriu i cili duhet të kishte reaguar i pari ndaj kësaj deklarate. Është kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Apo ky Bamiri ia ka marrë dorën asaj shprehjes së tij “Respektoni heshtjen time”. Po nëse ky president bën atë që i thotë Rama, hesht kur kërcënohet pavarësia e gjyqësorit. Vetëm hesht, hesht... çfarë pune bën ky. Ngroh karrigen në presidencë se nuk ka kush ta ngrohë tjetër. Apo është aq dinak sa punon në mënyrë të nëndheshme dhe vetëm kur tia bëjë “bam” një ditë kur askush nuk do e presë. Cili është rasti që kreu i shtetit ka treguar se është i pavarur? Nuk ka as edhe një rast. Ka raste kur ai s'ka bërë asgjë dhe raste kur ai është pozicionuar me të majtën. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›