“E vetmja krizë në Shqipëri, është ajo në kampin e socialistëve, dhe mban emrin Edi Rama”

Nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi vijon turin në rrethe, duke u ndalur në qytetin e Kavajës
TIRANE - Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka hedhur poshtë ditën e djeshme pretendimet e kryetarit socialist se Shqipëria mund të përfshihet nga kriza ekonomike.
Nga qyteti i Kavajës, ku vizitoi komunat Golem dhe Synej, në kuadër të turit në rrethe, Patozi tha se “e vetmja krizë në Shqipëri, është ajo në kampin e socialistëve, dhe mban emrin Edi Rama”.
Në vijim të fjalës së tij, Patozi u tha banorëve të këtyre Golemit dhe Synejit, se këto komuna janë fytyra reale e ndryshimit të premtuar nga qeverisja e mazhorancës së djathtë.
Sipas Patozit, investimet në rrugë nacionale e rurale, ujësjellës e kanalizime, i bëjnë anëtarët e kësaj mazhorance të takohen ballëlartë me elektoratin e tyre, dhe të kërkojnë votën edhe për një mandat tjetër.