Edi Rama u shkruan ambasadoreve Jam terhequr nga fletet dua materialet zgjedhore
Mesditen e djeshme kreu i PS-se i ka shkruar diplomateve te akredituar ne vendin tone ku tregon edhe arsyen perse eshte terhequr nga fletet e votimit per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Kerkojme ngritjen e nje Komisioni Hetimor Parlamentar per te hetuar mbi nje ceshtje me interes te vecante kombetar sic eshte shkalla e zbatimit te ligjit ne zgjedhje. Perkatesisht ne zgjedhjet e shkuara. Kerkojme per kete komision nje mandat te plote hetimi per kutite e materialeve zgjedhore thuhet ne letren prej dy faqesh qe u eshte derguar diplomateve ne Tirane. Sipas Rames kjo oferte e re e opozites e firmosur nga me shume se 30 deputete i eshte dorezuar Kryeministrit Berisha. Ne te njejten kohe PS kerkon qe te kete drejtimin dhe shumicen ne komsionin hetimor parlamentar i cili do te hetoje zgjedhjet e vitit te kaluar. Pra per hir te kompromisit te domosdoshem qe duhet ti jape fund krizes politike te vendit ne nuk i kerkojme fletet e votimit per kete hetim dhe nuk e kushtezojme marredhenien tone te metejshme me Parlamentin me fatin e fleteve te votimit. Per ceshtjen e te cilave kemi sigurisht nje opinion krejt te ndryshem nga qeveria sic kemi opinione teresisht te ndryshme per shumecka thuhet me tej ne letren e kryesocialistit. Por shume e rendesishme te theksohet sot pavaresisht opinionit tone te pandryshuar lidhur me te drejten e padyshimte te Parlamentit per te hetuar edhe fletet e votimit ne kemi ndryshuar ne funksion te zgjidhjes me kompromis te problemit te transparences permbajtjen e kerkeses sone. Duam ne dispozicion te Komisionit Hetimor per zgjedhjet mu sic shkruhet edhe ne Rezoluten e Parlamentit Europian kutite e materialeve zgjedhore jo fletet e votimit vijon me tej letra e kreut te PS. Ai shton ne te njejten kohe se me te filluar procesi i transparences se shkalles se zbatimit te ligjit ne zgjedhjet e shkuara opozita eshte gati te nise dialogun per reformen e re zgjedhore. Vetem transparenca e zgjedhjeve te shkuara krijon per reformen e re bindjen e arsyeshme se nuk behet fjale thjesht per te pasur nje ligj me te mire ne leter sic ka ndodhur njezet vjet me radhe pas zgjedhjesh pa standarde europiane por nje ligj qe do te zbatohet me mire se me pare ne realitetin e zgjedhjeve ne Shqiperi thuhet me tej ne leter. Ne fund ajo mbyllet me paragrafin me shpresen se kjo leter permbush nevojen tuaj legjitime per nje sqarim shterrues lidhur me oferten tone te re per zgjidhjen e krizes si edhe me besimin se ndihma juaj e pacmuar nuk do te mungoje ne mundesimin e kesaj zgjidhjeje lejomeni tju uroj pune te mbare duke ju shprehur me kete rast edhe konsideraten time me te larte. Letra e plote
Shume te shqetesuar per zgjatjen dramatike te krizes per shkak te mungeses se gatishmerise se qeverise per te pranuar zgjidhjet e ofruara nga ana jone sikunder nenvizohet edhe ne opinionin e Komisionit Europian e kemi pare te udhes edhe njehere ne emer te interesave te vendit e ne funksion te axhendes europiane te tij te bejme nje oferte te re.
Kjo oferte bazohet mot- a mot ne Rezoluten e Parlamentit Europian.
Kerkojme ngritjen e nje Komisioni Hetimor Parlamentar per te hetuar mbi nje ceshtje me interes te vecante kombetar sic eshte shkalla e zbatimit te ligjit ne zgjedhje perkatesisht ne zgjedhjet e shkuara. Kerkojme per kete komision nje mandat te plote hetimi per kutite e materialeve zgjedhore.
Kjo kerkese e cila i eshte dorezuar prej meje Kryministrit ne formen e nje projekti te firmosur nga mbi 30 deputete te opozites per ngritjen e menjehershme te nje komisioni hetimor per zgjedhjet me shumice nga opozita e nen drejtimin e opozites nuk perfshin fletet e votimit.
Pra per hir te kompromisit te domosdoshem qe duhet ti jape fund krizes politike te vendit ne nuk i kerkojme fletet e votimit per kete hetim dhe nuk e kushtezojme marredhenien tone te metejshme me Parlamentin me fatin e fleteve te votimit. Per ceshtjen e te cilave kemi sigurisht nje opinion krejt te ndryshem nga qeveria sic kemi opinione teresisht te ndryshme per shumecka.
Por shume e rendesishme te theksohet sot pavaresisht opinionit tone te pandryshuar lidhur me te drejten e padyshimte te Parlamentit per te hetuar edhe fletet e votimit ne kemi ndryshuar ne funksion te zgjidhjes me kompromis te problemit te transparences permbajtjen e kerkeses sone.
Duam ne dispozicion te Komisionit Hetimor per zgjedhjet mu sic shkruhet edhe ne Rezoluten e Parlamentit Europian kutite e materialeve zgjedhore jo fletet e votimit.
Ska dyshim se me te filluar procesi i transparences se shkalles se zbatimit te ligjit ne zgjedhjet e shkuara ne jemi gati te nisim dialogun per reformen e re zgjedhore.
Vetem transparenca e zgjedhjeve te shkuara krijon per reformen e re bindjen e arsyeshme se nuk behet fjale thjesht per te pasur nje ligj me te mire ne leter sic ka ndodhur njezet vjet me radhe pas zgjedhjesh pa standarde europiane por nje ligj qe do te zbatohet me mire se me pare ne realitetin e zgjedhjeve ne Shqiperi. Sepse permes kesaj transparence palet do te deshmojne per here te pare vullnetin per te hetuar zbatimin e nje ligji kaq themelor per bashkejetesen demokratike te shqiptareve duke luftuar ne rrenje semundjen e vjeter te zgjedhjeve pa standarde duke nxjerre konkluzione te arsyeshme per permiresimin e ligjit zgjedhor por edhe pergjegjesi konkrete te administrates zgjedhore ne procesin e implementimit te tij. Si edhe duke hapur per te ardhmen kapitullin e transparences paszgjedhore e cila do te jete nje garanci e madhe per riperteritjen e besimit te cdo zgjedhesi tek vlera e votes se tij.
Me shpresen se kjo leter permbush nevojen tuaj legjitime per nje sqarim shterrues lidhur me oferten tone te re per zgjidhjen e krizes si edhe me besimin se ndihma juaj e pacmuar nuk do te mungoje ne mundesimin e kesaj zgjidhjeje lejomeni tju uroj pune te mbare duke ju shprehur me kete rast edhe konsideraten time me te larte.
Braho KQZ te djege fletet e votimit
Eksperti i LSI-se per ceshtjet zgjedhore i kerkoi dje KQZ-se te djege fletet e votimit. KQZ duhet te djege fletet e votimit. Tani pas terheqjes se PS dhe deklarates se Rames per te mos hetuar kutite dhe fletet e votimit ka rene dhe alibia e komisionit hetimor per transparencen. E gjithe kjo kthese apo piruete e turpshme politike qe ende nuk eshte kuptuar nga baza socialiste ka vetem nje perkthim-sajese e te quajturit ngerc apo krize politike e institucionale ne Shqiperi kishte si qellim mos hapjen e negociatave me BE-ne. Gjithsesi koha do ti zbuloje me mire pergjegjesite e kesaj kostoje. Por cdo te behet tani me fletet e votimit Ligji dhe kodi zgjedhor e thote qarte ato digjen. Kete nuk mund ta ndaloje as Kryeministri me gjithe zotimin politik te tij qe fletet e votimit nuk do te digjen. Djegia e tyre eshte detyrim ligjor dhe ne permbushje te tij
kete duhet ta beje edhe zoti Ristani tani qe mbaruan
lodrat politike me fletet u shpreh Braho.