E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama vazhdon guerriljen e shkatërrimeve në sheshin “Skënderbej”

Ministri Olldashi paralajmëron moslejimin e punimeve të paligjshme për kartelet e Koços e të Dashit

Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi shprehu vendosmërinë për mos lejimin e ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej” në një kohë kur ende nuk ka një plan të saktë.

Sipas ministrit, më parë ky institucion duhet të dërgojë për miratim pranë KRRTRSH-së projektin për rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej”.

Olldashi deklaroi se i takon KRRTRSH-së të miratojë ndryshimet e planit francez për Tiranën ku përfshihet edhe sheshi “Skënderbej” dhe se ndërhyrjet në këtë plan nga Edi Rama janë të thella janë jo vetëm të thella por edhe klienteliste. Si pasojë parlajmëron, Olldashi, “MPPTT nuk do të lejojë punimet e projektit.

Projekti i Bashkisë ka ndryshime nga ai i paraqitur më parë”. “Ndryshimet nuk janë miratuar”, tha Olldashi duke theksuar se ndryshimet e bëra më pas në projektin për rehabilitimit e sheshit janë bërë për arsye klienteliste.

“Kryetari i Bashkise se Tiranes, u shfaq në sheshin “Skënderbej”, në një porcion të vogël të këtij sheshi, për të inauguruar punimet për rikonstruksionin e tij.

Unë do të doja ta përshëndesja nxitimin apo shpejtësinë me të cilën Kryetari i Bashkisë reagoi ndaj ndërhyrjes së Kryeministrit një javë më parë në Mbledhjen e Qeverisë. është shumë mirë që pas ngritjes së shqetësimeve nga Kryeministri, Kryetari i Bashkisë të reagojë, pavarësisht se do të ishte e udhës që të bënte punën e tij pa pasur nevojë për të bërtitura. Kryetari i Bashkisë po ndërhyn në shesh pa pasur një projekt, pavarësisht se thuhet prej tij se ka një projekt nga studio 51.

Së pari studioja 51 ka qenë një studio e një klienti të vjetër të z. Rama i shokut të tij të dhomës në Paris, Andi Sala. Së dyti ligjërisht qendra e Tiranës ka një plan të aprovuar, që është Plani Francez dhe për të cilin jemi të gjithë në dijeni, nqs bëhet një ndryshim i këtij plani është e domosdoshme që plani te paraqitet për miratim ne KRRTRSH, gjë qe nuk ka ndodhur. Ndryshimet nga Plani Francez janë te thella dhe për me tepër ato janë kryesisht klienteliste. Në qoftë se i referohemi hartës të cilën ne e disponojmë zyrtarisht bëhet fjalë për ndryshime qe lidhen me interesat konkrete të disa njerëzve të afërt të z. Rama, përfshirë hotelet e Koços dhe Dashit”, u shpreh ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi.

Ai konfirmoi se qeveria nuk do të lejojë ndërhyrjet e Bashkisë në sheshin “Skënderbej” porsa kohë Edi Rama po aplikon praktikat e ngushta klienteliste në bashkëpunim me Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Pezën.

“Ajo që dua të them është që nuk kemi ndërmend të lejojmë që pa një plan të miratuar te shpenzohen fonde te kontraktuara nga qeveria e Shqiperise per te behe nderhyrjen ne Sheshin Skënderbej qe nuk kane asnje lidhje me interesat e qytetareve por kane lidhej me interesat e hoteleve të Koços dhe të Dashit.

Ftoj z. Rama të shpejtoj dhe këtë herë edhe ne menyre ligjore per te bere planin, miratimin dhe shqyrtimin sepse është në kundërshtim flagrant me ligjin për urbanistiken dhe me vendimin, NR. 180 , viti 2000 të K.M, ku vetë z. Rama ka qenë anëtarë i cili parashikonte mënyrën se si ndërhyhet nga Instituti i Monumenteve Kulturore të Tiranes që shtrihet nga “Sheshi Nënë Tereza” deri tek stacioni i trenit. Ne nuk do të lejojmë në asnjë rrethane, që interesat e klientëve politike dhe financiare te z. Rama, te mbivendosin interesat e qytetareve te Tiranes, dhe qe z. Rama në këtë mënyrë sheshin ta kthejë në përshesh”, deklaroi më tej, ministri Olldashi.

Edi Rama e nisi guerriljen që të shtunën në mbrëmje, kur rrethoi në mënyrë të paligjshme sheshin “Skënderbej”, menjëherë sapo ekspertët e MPPTT-së nisën matjet për riasfaltimin e sheshit.

Edvini dje tregoi se pas guerriljes së kryeqytetit është edhe fobia që ka ai ndaj sheshit që shembi diktaturën, kur deklaroi se “Ky ka qenë një shesh i paradave dhe i manifestimeve dhe projekti është i koncentruar për ta kthyer këtë shesh në një vend të manifestimit njerëzor, të qytetarisë si shprehje e personit dhe jo e turmës, përmes një forme shumë të veçantë që mund të ketë sheshi.

Bashkia thotë se ekziston një projekt prej 4.3 milionë eurosh, financuar nga Emiri i Kuvajtit, por duket se projekti i shpallur nga Edvini s’është më ai i miratuari në mbledhjen e KRTRRSH-së, prandaj edhe do të vijë bllokimi i punimeve.

Shqetësimin për gjendjen e rëndë të sheshit “Skënderbej” e ngriti kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e radhës të qeverisë. Tashmë debati është zhvendosur në ligjshmërinë e ndërhyrjes së Bashkisë në shesh, e cila sipas Ministrisë së Punëve Publike po devijon vendimmarrjet institucionale, duke u shërbyer interesave të klientëve politiko-ekonomikë të kryetarit të saj, Edi Rama.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›