“Eksponentë të tillë nuk kanë vend në ushtrinë greke”
Koret raciste të ushtarëve grekë, reagon ministri i Mbrojtjes Spiros Vujas
inistri i Mbrojtjes së Greqisë Spiros Vujas ka dënuar dje “provokimet” e ushtarëve grekë ndaj shqiptarëve, thirrjet e të cilëve ishin mirëfillti raciste. Ministri Vujas u shpreh se të tillë persona nuk kanë vend në trupën e Marinës Kufitare, e cila sipas tij, është drejt një transformimi të thellë.
“është e papranueshme ashtu siç theksoi edhe vetë ministri. Përveç urdhrit për një hetim është kryer edhe pezullimi nga detyra i oficerit në fjalë. Unë besoj se këta persona nuk kane vend në trupën e Marinës Kufitare e cila po ndryshon dhe organizohet në një mënyre të ndryshme nga këto sjellje dhe mentalitete”, u shpreh ai.
Katër ditë më parë në ditën e pavarësisë së Greqisë, gjatë një parade ushtarake në Athinë, disa ushtarë grekë në thirrjet e tyre, përsëriten fjalë fyese ndaj shqiptarëve dhe maqedonasve. I menjëhershëm ishte reagimi i Tiranës zyrtare dhe përfaqësuesve diplomatik të Greqisë në vendin tonë, të cilët u distancuan menjëherë nga incidenti. Athina zyrtare premtoi për ndëshkimin e autorëve dhe për këtë ka marrë masat e para ndëshkuese.
Reagojnë mediat greke: “Greqia demonstroi paradën e turpit”/Pothuajse të gjitha mediat televizive dhe gazetat e fundjavës në Greqi kanë transmetuar dhe publikuar reagimet për britmat e urrejtjes në fundin e paradës së 25 marsit nga një togë ushtarake që i përkiste një brigade kufitare të marinës greke.
Përveç deklaratës për shtyp nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit kanalet greke kanë transmetuar edhe qëndrimin e prerë të numrit dy të kësaj ministrie, Spiro Vujas. “është e papranueshme ashtu siç theksoi edhe vetë ministri. Përveç urdhërit për një hetim, është kryer edhe pezullimi nga detyra e oficerit në fjalë. Unë besoj se këta persona nuk kanë vend në trupën e marinës detare e cila po ndryshon e po organizohet në mënyrë të ndryshme nga këto sjellje”, deklaroi zv/ministri Vujas.
Koret raciste janë dënuar edhe prej shtypit vendas. Gazetat kanë hapur faqet e tyre me tituj si “Parada e turpit”, “Pezullim nga detyra togerit, hetim 36 marinsave” etj.
Ndërkaq akti racist u dënua edhe prej partisë opozitare “Demokracia e Re”, duke cilësuar se sjellja e marinsave nuk përfaqëson as historinë dhe as moralin e trupave të marinës detare.
...