Dinamika e reformave të Shqipërisë, inkurajuese - vendimi për vizat, çështje kohe
Komisioni Evropian është duke punuar intensivisht për të përshpejtuar heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë
Zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian janë të angazhuar në këtë proces që parashikohet të finalizohet brenda gjysmës së parë të 2010-ës. Megjithëse secila nga institucionet evropiane ka nevojë për kohën e duhur, për të shqyrtuar dosjen, lajmi i mirë i KE-së është se procesi nuk do të zvarritet. Parlamenti Evropian dhe përfaqësitë e larta të BE-së kanë shprehur se dinamika e reformave të Shqipërisë është inkurajuese dhe se është plotësuar pjesa më e madhe e kushteve dhe kritereve të udhërrëfyesit për vizat. Rezultatet konkrete të Shqipërisë në përmbushjen e kritereve teknike janë të dukshme. Këtë e kanë konfirmuar jo vetëm grupi i eurodeputetëve që vizitoi Tiranën, por gjithashtu edhe kryeministra të djathtë, gjatë takimeve të zhvilluara me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha në samitin e Partive Popullore Evropiane. Brukseli është i vendosur për të çuar më tej përpjekjet e Shqipërisë për t’u renditur në listën e bardhë të “Schengen”-it brenda harkut kohor të premtuar edhe nga vetë zyrtarët evropianë. Rezoluta e miratuar më 25 nëntor me konsensus të plotë nga 27 vendet anëtarë të BE, konfirmon qartë se vendimi për vizat duhet të merret në pranverë të 2010-ës duke parashikuar hyrjen në fuqi para pushimeve të verës. Tirana zyrtare është tërësisht e përgatitur për t’i bërë ballë kësaj sfide të rëndësishme dhe jetike për integrimin e vendit
...