E Diel, 1 Nëntor 2026

“KiE i dha një goditje të rëndë bojkotit të opozitës, kërkesa e Arta Dades, e dënueshme dhe antishqiptare”

Deklaron Kryeministri Sali BerishaKryeministri Berisha komenton situatën e krijuar së fundmi në Këshillin e Evropës, pas një kërkese të Arta Dades, për të ngrirë kredencialet e delegacionit shqiptar, kërkesë kjo që u injorua nga të gjitha grupet të majta dhe të djathtaKryeministri Sali Berisha deklaroi dje në mbledhjen e radhës të qeverisë se Asambleja Parlamentare e KE me pranimin e kredencialeve shqiptare i ka dhënë goditje fatale politikës së bojkotit të ndjekur nga opozita shqiptare. Berisha e cilësoi letrën e Arta Dades drejtues KiE si “antishqiptare”. “Sfidimi i kredencialeve të delegacionit shqiptar është kërkesë de facto për përjashtimin e Shqipërisë nga ky forum evropian. Kjo përbën kërkesën më të dënueshme, më antishqiptare dhe më antidemokratike të formuluar gjatë këtyre 15 viteve ndaj Shqipërisë.Komisioni i procedurës i dha goditjen e merituar dhe fatale bojkotit dhe dëshmoi se tempulli i demokracisë nuk shpërblen dhe nuk mund të shpërblejë në asnjë rrethanë bojkotin, dëshmoi se bojkoti nuk kalon në institucionet demokratike”, deklaroi Berisha në mbledhjen e qeverisë, duke shtuar se këtë kërkesë nuk e formuluan grupe marksiste-leniniste, nuk e formuluan grupe guerile apo terroriste, por e formuloi udhëheqja e partisë politike kryesore opozitare në vend dhe unë do t’u lexoj shqiptarëve të vërtetën e kërkesës.Kryeministri u shpreh se emërimi i Kastriot Islamit si anëtar të Asamblesë, u bë pasi ishte i vetmi në këtë forcë politike që kishte mandatin e Asamblesë. Duke e quajtur si akt “të paprecedentë”, sipas kryeministrit, KiE i dha një goditje të merituar bojkotit të PS.“Në përputhje të plotë me ligjet dhe rregullat e vendit, kryesia e parlamentit dorëzoi përbërjen e delegacionit. Meqenëse opozita nuk ishte në parlament, i vetmi person që mund të dërgohej në delegacion ishte zoti Kastriot Islami. Kjo sepse zoti Islami kishte në fuqi të plotë kredencialet e qenies së tij anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe natyrisht, do t’i takonte Asamblesë të merrte një vendim për ripërtëritjen apo jo. Edhe sikur të mos dërgohej emri i tij, zoti Islami i kishte dyert e hapura, sepse ai kishte mandatin e Asamblesë Parlamentare. Për më tepër, zoti Islami, i përzgjedhur nga kjo Asamble, në mënyrë të pavarur dhe absolutisht pa asnjë rekomandim të kësaj qeverie, në një pozicion jashtëzakonisht delikat si raportues për Gjeorgjinë, për zonën më të nxehtë në të gjithë hapësirën e Këshillit të Europës. Dërgimi i tij në mënyrë kategorike nuk u bë as për diversion, as për sfidë ndaj Partisë Socialiste, por u bë se ai është anëtar i kryesisë së PS-së dhe se ishte i vetmi nga PS-ja që kishte kredenciale në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës”, u shpreh kreu i qeverisë.Berisha theksoi se kurrsesi demokracia nuk mund të shpërblejë bojkotin dhe i kërkoi PS-së, të shprehë ndjesë për situatën e krijuar. “Demokracia nuk shpërblen bojtokotin. PS të shprehë ndjesën e saj për situatën e krijuar”, tha kryeministri, ndonëse përsëriti thirrjen për rikthimin në parlament të deputetëve socialistë. “U bëj thirrje deputetëve socialist të kthehen përfundimisht në parlament. Nuk ka akt më zhburrëror sesa të thuash po hyj në parlament dhe dal nga parlamenti. Megjithëse ajo është punë e tyre, unë i ftoj të hyj në parlament dhe i garantoj për një bashkëpunim luajal dhe në respekt të plotë të rolit të tyre në parlament. Nuk ka njeri që mund të ketë as edhe një këshillë apo qëndrim tjetër përveçse pjesëmarrjes në parlament”, tha Berisha.kryeministri Sali Berisha u shpreh se kundër bojkotit janë shprehur të gjitha grupet socialiste pjesëmarrës në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Shefi i ekzekutivit citoi reagimin e përfaqësuesit të Britanisë së Madhe, i cili kritikoi Arta Daden, për mënyrën me të cilën Rama po drejton PS, duke shtuar se ky nuk është drejtimi me të cilën punohet në Europë. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka dha fund vendimit për të pezulluar përkohësisht të drejtën e votës të delegacionit parlamentar të Shqipërisë. Komisioni i Rregullores së Këshillit Europian, në mbledhjen e zhvilluar paraditen e ditës së dytë të punimeve, vlerësoi se, “nuk ka mungesë balance në delegacionin shqiptar. Kuvendi i Shqipërisë nuk ka shkelur kërkesat e Rregullores së Asamblesë Parlamentare. Për këtë arsye, u vendos unanimisht të ratifikohen kredencialet e delegacionit të Shqipërisë”....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›