Edi Rama zhduk edhe ish-kinema “Dajtin”
Edi Rama, kryetari e Bashkisë së Tiranës, sërish në skenë për shkatërrimin e radhës, atë të ish-kinema “Dajtit”. Kur kryeqyteti shënon rastin më të paprecedente, ekzistencën vetëm të një kinemaje, Rama dje ka çuar njoftimin për shtyp se do ta rikonstruktojë ish-kinema “Dajtin” që ndodhet në rrugën “Myslym Shyri”, për ta shndërruar në një qendër multimediale. Rreth 26.500.000 lekë janë parashikuar të hidhen, pra para të mbledhura nga taksapaguesit, për ta shndërruar kinemanë në një qendër të plotësimit të nevojave, dëshirave dhe ambicieve artistike e krijuesve të grupmoshave të reja.
Thuhet se ajo do të shndërrohet në një qendër të librave, vend i takimeve me autorë, botues, vend ku fëmijët dhe të rriturit mund t’u drejtohen guidave, historisë, gjeografisë, letërsisë etj. Gjithashtu, në të parashikohet dhe salla e kinemasë, e konferencave, ekspozitave, salla e fëmijëve, studioja e regjistrimit, laboratori i artit pamor, salla e muzikës, e kërcimit, e internetit, etj. Për realizimin e këtij projekti është angazhuar firma ndërtuese SIBA. Ndërsa regjisorët e aktorët nga një anë bëjnë njëqind marifete të dërgojnë filmat nëpër festivale me firmën e ministrit të kulturës, a qendrës kombëtare kinematografike, askush prej tyre deri më sot nuk kujtohet të drejtojë “protestën” intelektuale që filmat e tyre të bëhen të njohur për publikun, që të ngrihen apo të kenë rastin mos të fusin paratë në bankë për të vjelë interesin, por ende nuk kanë shfaqur forcë që jeta e tyre artistike të bëhet publike. Kjo ndodhi dhe para disa viteve kur Edi Rama, atëherë ministër i Kulturës, hodhi para për rikonstruksionin e ish-kinema “Republikës”, dhe po vetë më duart e tij, në krye të bashkisë groposi 40 milionë lekë të hedhura për të hedhur themelet e pallatit. Po kështu dhe ish-kinema “17 nëntori”, sot mban të njëjtin emër, por shënohet me të madhe “Hotel”.
Re.Ku