Berisha: Politika e re e Ramës, me xhaketën e vjetër të Ruçit
Pak muaj para zgjedhjeve të reja, Kryeministri Sali Berisha beson se vlonjatët do të dinë të zgjedhin me votën e tyre mes alternativës për integrim dhe mashtrimeve të kryesocialistit Rama. Gjatë vizitës së djeshme në Vlorë, ku përuroi një sërë veprash të qeverisë, z. Berisha u kujtoi vlonjatëve se me mençurinë e tyre duhet të zgjedhin progresin dhe jo të shkuarën që përfaqëson Edi Rama. Por sipas tij, përballë përpjekjeve të qeverisë për të ndryshuar Shqipërinë, qëndron alternativa e mashtrimit. Këtë mënyrë zgjodhi dje Kryeministri Sali Berisha për të akuzuar Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin si manipuluesit e progresit që ka bërë qeveria shqiptare përmes reformave. Ai akuzoi deputetin socialist Gramoz Ruçi si sigurims i shtetit duke i vënë në dukje se tashmë ai është ish-ministri i fundit i Sigurimit të Shtetit. Sipas Kryeministrit, kjo është fytyra e politikës së re të Edi Ramës. Berisha vuri në dukje se përballë alternativës që bazohet në premtimet e mbajtura, në ndryshimin, nëpërmjet rritjes së pagave, të pensioneve, nëpërmjet ndërtimit të rrugëve, të ujësjellësve, shkollave të reja, rritjes së investimeve ka dhe një alternativë tjetër, ajo e mashtrimit, politika e re e xhaketës së Ruçit dhe Ramës. “Ju jeni vetë të mençur dhe dini të zgjidhni. Me xhaketat e Ruçit dhe të Edi Ramës shkohet drejt së shkuarës, ndërsa ne me ndërtimet, me rrugët, me shkollat, me përpjekjet tona për integrim, me ftesën e Shqipërisë për në NATO, ne ecim të sigurt drejt të ardhmes”, - deklaroi z. Berisha. Duke iu referuar më tej politikës së Ramës, ai sulmoi Ruçin si një emër që vjen nga nomenklatura komuniste. “Ai përpiqet të servirë Gramoz Ruçin si politikën e tij të re. Por, të servirësh Ruçin si politikë të re, ne të gjithë e kemi një memorie dhe ai ishte ministri i fundit i Sigurimit të Shtetit të diktaturës”, - u shpreh z. Sali Berisha.
Kryeministri theksoi më tej se kundrejt përpjekjes së tij ekziston dhe një alternative tjetër, e cila vetëm flet dhe vetëm akuzon, por nuk thotë asgjë. Berisha solli në vëmendje protestat e opozitës për vdekjen e Trebickës, duke thënë: “A është në traditën e shqiptarit të manipulojë vdekjen e dikujt? A mund të ndodhë kjo në një vend të qytetëruar? Dhe këtë e bëjnë vetëm e vetëm për të përlyer kundërshtarin dhe vetëm për të ngritur karrierën e tyre. Por, a është kjo politika e re?” Sipas Berishës, “kjo është politika më primitive, sepse për njeriun, që në lashtësinë e tij, një nga kodet më rigoroze dhe më sublime është respekti ndaj atij që nuk është më”. Këto deklarata kreu i qeverisë i bëri gjatë përurimit të fillimit të punimeve për ujësjellësin e komunës Armen, e dalluar për prodhimet bujqësore dhe blegtorale, rreth 25 kilometra në verilindje të Vlorës. Në këtë takim, Berisha foli për procesin e integrimit, duke vënë në dukje se ai bëhet më i lehtë, duke shtuar investimet në çdo kënd të Shqipërisë.
Duke iu referuar sfidës së qeverisë, korrupsionit, kreu i qeverisë theksoi se asgjë nuk i varfëron qytetarët e një vendi sesa korrupsioni. Sipas tij, sa më shumë ta luftojmë këtë dukuri, aq më shpejt mund të futemi në Evropë.