Maqedoni; Studentët shqiptarë protestojnë kundër diskriminimit
Parlamenti i studentëve të USHT-së në Tetovë sot bëri të ditur për mbajtjen e një proteste më 7 nëntor në mbështetje të të burgosurve të Brodecit, mbylljen e proceseve gjyqësore të kthyera nga Tribunali i Hagës etj., si dhe mosdiskriminim e shqiptarëve në Maqedoni.
“Në kërkesën e studentëve të USHT-së dhe LQSH-së kemi mbështetjen dhe të studentëve të “Evropës Juglindore” UJEL. Kërkesat e studentëve janë legjitime dhe të drejta në mbrojtje të lirive të qytetarëve të pafajshëm nga fshati Brodec. Po ashtu, ngremë zërin edhe kundër rasteve të kthyera nga Gjykata e Hagës, të cilat me qëllime të caktuara pushtuesit sllav të Maqedonisë tonë ngrenë akuza të padrejta kundër Shqiptarëve. Prandaj i ftojmë të gjithë qytetarët e Maqedonisë të na bashkëngjiten me rastin e kësaj proteste masive që do të mbahet në Tetovë, ditën e premte në ora 14”, - thuhet në njoftimin e Parlamentit të studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Parlamenti i USHT-së, i mbështetur edhe nga UEJL-ja kërkon lirimin e të burgosurve të pafajshëm të Brodecit, mbylljen e proceseve gjyqësore të kthyera nga Tribunali i Hagës, mosdiskriminimin e skajshëm të shqiptarëve, zgjidhjen e statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës të UÇK-së. Protesta mbështetet edhe nga disa shoqata.