E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Shqiptaret, levizje pa viza

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehet e bindur se shqiptaret ne fillim te vitit te ardhshem do te levizin pa viza. Me shume se aplikimi per statusin e vendit kandidat, duket se kete here qeveria ka paresore procesin e liberalizimit te vizave. Ne menyre te vecante, tashme qe vendi eshte anetar me te drejta te plota ne NATO. "Ne muajt e pare te 2010 shqiptaret do te levizin pa viza", ka deklaruar Topalli. Sipas saj, cdo reforme qe do te ndermerret, cdo akt apo vendim do te jete ne kuader te perfundimit te procesit te pajisjes se shtetasve me karta identiteti dhe pasaporta biometrike, ne menyre qe Shqiperia te mos kete me regjimin e vizave. Gjate takimit te djeshem me gra dhe vajza te qytetit te Durres, kryetarja Topalli permendi reformat qe Shqiperia ka arritur ne keto vite, kur drejtohet nga maxhoranca e djathte. Reforma qe sipas saj, mundesuan anetaresimin e Shqiperise ne NATO. "Dua te ndaj me ju edhe emocionet, pse jo, edhe krenarine si qytetare e nje vendi anetar te NATO-s. Ne grate, ne nenat, me hyrjen e Shqiperise ne NATO, ne kete Aleance te madhe te lirise ndihemi me te forta. Ndihemi me te forta, jo thjesht per ne, sesa per femijet tane, ndihemi me te sigurta dhe me dinjitoze, jo thjesht per ne, sesa per femijet tane dhe per femijet e femijeve tane", u shpreh ajo. Kryetarja falenderoi te gjithe femrat qe e kane mbeshtetur mazhorancen ne rrugen e veshtire te reformave. Ne kete kuader, Topalli permendi reformat e qeverise ne keto kater vite ne te gjitha fushat e vendit. Ajo theksoi se gjate ketij mandati u ndertuan e rikonstruktuan mbi 1600 shkolla ne te gjithe Shqiperine, e u mundesua rritja e cilesise se shkollimit e perfshirja e internetit, ne pjesen me te madhe prej tyre. Po keshtu, ajo foli per uljen e taksave, rritjen e pagave dhe permiresim te sherbimit shendetesor. "Une ju ftoj ju zonja qe jeni ketu, ftoj te gjitha zonjat e Durresit, ftoj grate, vajzat, bijat ne te gjithe Shqiperine qe se bashku, te vazhdojme projektin tone te Shqiperise qe ndryshon!", beri thirrje Kryetarja, duke ironizuar me qendrimin mosbesues te opozites, qe sipas saj nuk besonte ne realizimin e reformave. Kryetarja shprehet e bindur ne fitoren e nje mandati te dyte te se djathtes. Mazhoranca sipas saj, ka mbajtur premtimet, realizuar reformat dhe beri vendin pjese te NATO-s.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, premton liberalizim te vizave ne fillim te vitit te ardhshem. Sipas saj, me ritmet dhe reformat e arritura, shume shpejt shqiptaret do te mund te levizin pa viza.

1600 Shkolla Jane ndertuar dhe rikonstruktuar ne kater vite te qeverise demokratike. Keshtu u shpreh dje, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjate nje takimi me gra dhe vajza ne qytetin bregdetar te Durresit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›