E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i trojeve, nisin hetimet

SARANDE- Grabitja e bujshme e Kadastres se Sarandes, ka vene ne alarm zyren kunder Krimit Ekonomiko-Financiar. Nje grup hetimor me agjente te specializuar dhe eksperte ka nisur investigimin per te zbuluar abuzimet dhe falsifikimet ne 5 mije tituj pronesie te dhena gjate 15 viteve te fundit ne kete rreth. Lajmin e bene te ditur per "KJ" burime zyrtare nga ky komisariat. Grupi do te funksionoje si nje task-force dhe do te verifikoje te gjitha dokumentacionet e viteve te fundit, se bashku me dosjet e pronesise, troje dhe pasuri te patundshme ne zonen e bregdetit. Nderkohe qe grupi hetimor ka kerkuar publikisht qe te gjithe qytetaret qe kane ankesa te paraqiten ne komisariat per te depozituar materiale dhe shkresa. Nepermjet ketij hetimi shpresohet te zbardhet edhe skandali me hipotekimet dhe regjistrimet. Ekspertet kane filluar nga puna prej dites se djeshme, duke nisur me dosjet me probleme dhe ankesat e depozituara me pare. Pas verifikimit do te arrihet ne heqjen e titujve te pronesise nese jane te paligjshem dhe procedimi penal per abuzuesit. Burime zyrtare thane se shume prej trojeve, kryesisht ne bregdet, jane shitur dhe rishitur disa here, ndaj do te verifikohet origjina e veprimeve procedurale.

Gjate dites se djeshme jane shoqeruar ne komisariat nga mengjesi deri vone ne mbremje dhe jane pyetur per rrethanat e vjedhjes se kadastres me shume se 20 punonjes qe aktualisht ushtrojne funksione ne zyrat e bujqesise dhe zyra te tjera si ato te pyjeve dhe kullotave. Ata punojne ne te njejten godine ne te cilen ndodhej edhe zyra e kadastres e grabitur ne fundjave. Punonjesit, agronome, veterinere dhe inxhiniere, jane thirrur per te deshmuar mbi ate qe ata dinin ne lidhje me bastisjen e bujshme ne qender te qytetit. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare nga Komisariati i Sarandes, nderkohe qe ende nuk ka nje te dyshuar te ndaluar, si autor i grabitjes se kasafortes. Pasi jane marre ne pyetje nga oficeret e policise dhe kane dhene sqarime te hollesishme, zyrtaret jane lene te lire per te vijuar aktivitetin. Nga ana e nepunesve eshte kerkuar te mesohet se pse ishin thirrur, ndersa i eshte bere e ditur se gjendeshin ne pozicionin e personave qe mund te kene dijeni dhe ndihmojne hetimet.

Perfaqesuesi i Keshillit te Qarkut, Llambi Pandeqi, ne lidhje me gjendjen e Kadastres, i pyetur nga gazeta "Koha Jone", shpjegoi se deri ku shtrihet demi per dokumentacionin e pronave dhe evidentimin e pronareve te ligjshem nga grabitja. "Dokumentet jane vjedhur, por fatmiresisht jane te dubluara. Eshte fjala per dokumentet e fotokopjuara, te cilat jane nje baze, por qe nuk jane autentike dhe lene shteg per interpretime te ndryshme", tha ai.

Shperngulet zyra

Por bastisja spektakolare e Kadastres, ka imponuar nenprefekturen e rrethit dhe perfaqesuesin e Keshillit te Qarkut te Vlores per Saranden, qe te marrin masa urgjente per shpernguljen dhe transferimin e zyrave nga vendi ne te cilen ndodhej prej disa vitesh, duke e vendosur ne mjediset e nenprefektures. Diten e djeshme pergatitej dhe zyra per te sistemuar materialet, ndersa po vihej dera e blinduar, kangjellat e hekurta dhe pajisjet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›