Prokuroria, 85% e proceseve deshtojne

Plot 85 per qind e ceshtjeve qe ndiqen nga prokuroria kthehen mbrapsht nga Gjykata e Apelit duke sjelle deshtim te prokurorise, ne luften kunder krimit. Fakti eshte pohuar ne nje analize te prokurorise dhe e pyetur dje rreth ketij fakti nga "TV Klan", kryeprokurorja Ina Rama ka mohuar qe shifra te ishte e sakte. Nderkohe, keto te dhena jane te regjistruara ne analizat vjetore qe jane mbajtur ne institucionet e drejtesise. Kryeprokurorja ka mbledhur dje vartesit e saj, gjithe prokuroret e vendit, ku beri nje analize te punes njevjecare, duke u ndalur tek te metat ne hetimin e dosjeve, por edhe rastet kur gjykata jep pafajesi, te cilat shoqerohen pa analiza te detajuara. Ajo ka shigjetuar vartesit se ne shume raste ose jane te paafte, ose neglizhojne ceshtjet. Gjate fjales se saj numri nje i organit qendror te akuzes kritikoi vartesit se tregohen pasive ndaj ceshtjeve te ndryshme. "Ne pak prokurori te vendit, prokuroret jane aktive ose hetojne ceshtje kryesisht, ndersa presin referimet e qytetareve", eshte shprehur Rama. Ajo ka terhequr vemendjen per persona te vecante qe mbajne padrejtesisht te pafajshem ne qeli, shkelin ligjin, cenojne figuren e prokurorit apo institucionin dhe shpenzojne energji te kota pa bere analiza konkrete. "Prokuroret kane veshtiresi qe te caktojne nje mase sigurie pervec asaj "arrest me burg", edhe per persona qe kane kryer vepra penale te lehta si dhe qe nuk perbejne rrezikshmeri shoqerore. Per te miturit aplikohet shpesh masa e sigurise "arrest me burg". Rama pohoi se arresti ne burg apo edhe cdo mase tjeter shtrenguese eshte nje mase e parashikuar nga ligji, per te siguruar hetimin dhe jo komoditetin e prokurorit qe heton ceshtjen. Kurse theksoi: "Nje arrest ne burg, i vendosur pa te drejte ne rastin me te mire do te konsiderohet si paaftesi profesionale dhe ne rastin me te keq, si nje mjet presioni qe perdoret ndaj personave te perfshire ne proces, per te lejuar prokuroret te demonstrojne te gjithe pushtetin e tyre mbi ta dhe realizimin e perfitimeve te paligjshme". Nga ana tjeter Rama ka shpjeguar se me shqetesuese eshte kur ceshtjet perfundojne me vendime pushimi te marra nga vete prokuroret dhe konstatohet qe individi ka qendruar padrejtesisht ne burg. Ne keto raste, sipas saj, prokuroret kane shkelur te drejtat e individeve, si dhe kane shkaktuar nje dem financiar per shtetin duke qene se i gjithe hetimi, perkthehet me nje fature financiare per kompensimi, per burgim pa te drejte.
"Prokuroret e oficeret, me raporte familjare"
Problemi i radhes i vene ne dukje nga Ina Rama, ka qene mosfunksionimi i mire i komisioneve disiplinore neper prokurori. "Ngritja dhe funksionimi i komisioneve disiplinore dhe shkeputja nga raportet personale e familjaritetit qe krijohen mes prokuroreve dhe oficereve te Policise Gjyqesore, jane elemente qe do te ndihmojne ne rritjen e cilesise se hetimit, rritjen e autoritetit kontrollues te prokuroreve ndaj punes se oficereve dhe ne konkluzion, do te coje ne nje mbarevajtje me te mire te punes", shpjegoi Ina Rama. Ne fund kryeprokurorja ka kerkuar rifillimin e hetimeve per ceshtjet e vjetra. Sipas saj keto ceshtje te pazbuluara jane nje plage e shoqerise, e cila ne rast se nuk sherohet, nuk do te na lejoje te ndertojme mekanizma te shendetshme ne funksion te prosperitetit tone kombetar.
Krimet ekonomike, Rama : Me shume vemendje sekuestrove
Hetimet financiare, kane qene pikat qe prokurorja e Pergjithshme i ka kerkuar vartesve te saj, qe t'i kushtojne me shume rendesi hetimit dhe sekuestrimit me qellim konfiskimit te aseteve, te personave nen hetim. "Puna e nje prokurori nuk do te konsiderohet se eshte e mire, ne rast se ai ka lene jashte hetimit penal asetet e personit, ndaj te cilit ushtrohet ndjekja penale edhe atehere kur personi eshte ndeshkuar me nje sanksion te larte penal nga gjykata. Hetimi financiar nuk mund te konsiderohet me si nje ceshtje opsionale, por si nje detyrim ligjor i pashmangshem", shpjegoi Rama. E pyetur ne lidhje me mosvenien nen sekuestro te shoqerise se ndertimit "Trans Digging Construksion", shoqeri ku nje prej te pandehurve te dosjes "Gerdeci" Mihal Delijorgji eshte ortak, kryeprokurorja theksoi se po kryheshin verifikimet e nevojshme.