E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama takim 20 minuta me ministrat në selinë e PS

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat në selinë e Partisë Socialiste ku mësohet se pritet të firmoset Kodi i Heshtjes. Firmosja e Kodit të Vlerave Etike të ministrave do të bëhet nga të gjithë anëtarët e kabinetit, përfshi dhe ata të aleatëve.

Mbledhja e improvizuar e qeverisë u zhvillua në selinë e Partisë Socialiste ku prej kohësh tashmë ekziston edhe zyra e kryeministrit të zgjedhur.

Mësohet se në takimin me kryeministrin e ri janë edhe ministrat që përfaqësojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në takimin prej 20 minutash asnjë prej ministrave nuk ka dhënë asnjë deklaratë mbi diskutimet që janë kryer pas dyerve të selisë rozë.

Ndërkohë qeveria e majtë pritet të dekretohet më 12 shtator.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›