E Diel, 1 Nëntor 2026

“Brazil 2014”, kuqezinjtë nisen drejt Islandës

TIRANË-Përfaqësuesja shqiptare e futbollit është nisur mëngjesin e sotëm për në Islandë, ku do të zhvilloj takimin e radhës ndaj përfaqësueses vendase ditën e martë.

Skuadra e drejtuar nga tekniku italian, Giani De Biazi është nisur mëngjesin e sotëm, rreth orës 9:30’ nga kryeqyteti slloven drejt Reikjavikut, kreqytetit islandez, ku dhe do të zhvillohet sfida e radhës e vlefshme për turin e tetë të grupit “E” të eliminatoreve të Botërorit "Brazil 2014".
Burime zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit bëjnë të ditur se udhëtimi do të zgjasë 4 orë e gjysmë dhe se, së bashku me lojtarët janë nisur dhe një grup prej 150 tifozësh.
Përfaqësuesja shqiptare e Futbollit, sipas axhendës së përcaktuar nga stafi teknik, mbasditen e sotme rreth orës 16:00’ do të zhvillojë seancën e radhës stërvitore në stadiumin ku dhe do të zhvillohet sfida.

Kuq e zinjtë vinë në këtë takim pas humbjes 1-0 me Slloveninë ditën e premte. Ekpi i drejtuar nga Giani De Biazi ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e së martës në Slloveni gjatë dy ditëve të kaluara, ndërsa përfundimin e përgatitjeve tekniku italian e ka parashikuar ta realizojë në stadiumin ku dhe do zhvillohet sfida e radhës.

Lista e kombëtares
1 Samir Ujkani ( Palermo)
2 Etrit Berisha (Kalmar)
3 Orges Shehi (Skenderbeu)
4 Admir Teli (Qaraback)
5 Lorik Cana (SS Lazio)
6 Andi Lila (PAS Giannina)
7 Tefik Osmani (FK Teuta)
8 Renato Arapi (Skenderbeu)
9 Elseid Hysaj (Empoli)
10 Debatik Curri (Hoverla)
11 Armend Dallku (Vorskla Poltava)
12 Jurgen Gjasula (Litex Lovech)
13 Ergys Kace (PAOK Selanik)
14 Odise Roshi (FSV Frankfurt)
15 Migjen Basha (Torino)
16 Ansi Agolli (Qaraback)
17 Armando Vajushi (Litex Lovech)
18 Ervin Bulku (Sepahan)
19 Valdet Rama (Real Valladolid)
20 Vullnet Basha (Sion)
21 Amir Abrashi (Grasshopers)
22 Sabien Lilaj (Skenderbeu)
23 Ahmed Januzi (Vorskla Poltava)
24 Emilian Vila (PAS Giannina)
25 Edgar Çani (Karpi)
26 Shkelzen Gashi (Grasshopers)
27 Hamdi Salihi (Jiangsu Sainty)
28 Agon Mehmeti (Olhanense)

(d.b/ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›